Portugezi duke folur për faqen zyrtare të Manchester United, ka thënë se Sanchez është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë
“Alexis është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ai do të kompletojë sulmin tonë të ri dhe të talentuar”, ka deklaruar fillimisht Mourinho, përcjell lajmi.net.
“Ai do të sjellë këtu ambicien e tij, shtytjen dhe personalitetin, cilësi këto të një lojtari të Manchester Unitedit dhe të një lojtari që e bën ekipin tonë më të fortë dhe që i bënë krenar tifozët tanë”./Lajmi.net/