• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mos fol me gomarin!

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1633259425640.png


Një ditë gomari i thotë tigrit:
- Bari është i kaltër.
Tigri i përgjigjet:
- Jo, bari është i gjelbër!
Pasi debati mes tyre u nxeh, ata ranë dakord që të shkonin tek Luani, mbreti i pyllit, për zgjidhjen e këtij problemi.
Posa arritën në vendin ku luani po qëndronte në fronin e tij, gomari filloi të bërtiste:
- Madhëria juaj, a është e vërtetë që bari është i kaltër?
Luani u përgjigj:
- Ashtu është, bari është i kaltër.
Gomari u kënaq dhe vazhdoi:
- Tigri nuk pajtohet me mua, më kontradikton dhe më mërzit, të lutem ndëshkoje.
Mbreti i kafshëve tha:
- Tigri do të ndëshkohet me pesë vjet heshtje.
Gomari kërceu nga gëzimi dhe filloi të bërtiste:
- Bari është i kaltër... Bari është i kaltër ....
Tigri, pasi pranoi dënimin, e pyeti luanin:
- Madhëri, pse më dënove? Bari është i gjelbër, apo jo?
Luani u përgjigj:
- Po jam dakord, bari është i gjelbër.
Tigri i befasuar pyet:
- Po pse po më dënon atëherë?
Luani u përgjigj:
- Nuk ka rëndësi nëse bari është i kaltër apo i gjelbër. Dënimin e more për faktin se një kafshë e guximshme dhe inteligjente si puna jote nuk mund të humbë kohë duke u grindur me një gomarë, e pastaj të më shqetëson edhe mua, me nje çeshtje te tille.

Gjëja më e tmerrshme është të humbasësh kohë duke u grindur me një budalla dhe ********, të cilit nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm fitimi i besimeve dhe iluzioneve të tij. Asnjëherë mos e humb kohën me argumente qesharake.... Ka njerëz, që përkundër provave dhe dëshmive, nuk mund të kuptojnë, verbohen nga urrejtja dhe poshtërimi. E vetmja gjë që ata duan është të kenë të drejtë, edhe pse është larg nga e vërteta.
Kur injoranca bërtet, mendja hesht!
 
Ose e mira është t’i thuash gomarit që bari është i kaltër, dhe ta lësh të vazhdojë të kullotë.
 
Back
Lartë