• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mos e nenvleresoni melanomen

Juno

Kontributor
LV
0
 
Melanoma perkufizohet si nje forme malinje e nishaneve te lekures qe zhvillohet si rezultat i ndryshimeve qe ndodhin tek melanocidet qe jane qelizat pergjegjese per prodhimin e melanines .

Incidenca e kesaj semundjeje varet ne shkalle te madhe nga rrezatimi diellor dhe nga rracat e ndryshme te njerezve . Tek njerezit me lekure te erret ( rraca e zeze ) apo tek ato me ngjyre te verdhe , incidenca eshte shume e ulet . Incidence me e madhe vihet re tek rraca e bardhe prandaj me te rriskuarit jane personat nga vendet e Europes , Australise , Amerikes se Veriut etj qe mendohet te preken rreth 40 raste te reja ne vit per 100 000 banore.

Ne momentin qe konstatohet nje melanome ose sic njihet nga populli me emrin nishan , ai nuk duhet ngacmuar ne asnje menyre . Ajo cfare eshte e keshillueshme te behet eshte te drejtohesh tek dermatologu per te bere nje diagnostikim dhe nje nderhyrje kirurgjikale gje e cila eleminon nje here e mire mundesine e progresit te kesaj forme malinje te lekures.

Ne rastet kur nuk shihet e udhes te hiqet ju mund te merrni te gjithe informacionin e mundshem se si duhet te perkujdeseni per te .

Melanoma është një sëmundje që mund të prekë të dy sekset njëlloj dhe çdo moshë. Ndërkohë shfaqja në moshën e hershme feminore është jashtëzakonisht e rrallë. Vetëm në fëmijë që lindin me nishane, të cilët arrijnë deri në disa centimetra, ekziston rreziku që gjate rritjes dhe ekspozimit në diell, të ndodhë transformimi në melanomë.

Cilet jane shkaktaret e melanomes ?

Faktoret gjenetike te kombinuar edhe me ekspozimin e pakujdesshem ne diell jane faktoret determinant te kesaj semundje

Faktori gjenetik ze rreth 10 % te rasteve me melanome , keshtu qe tendenca familjare per tu perballur me te tilla raste nuk duhet lene jashte vemendjes. Numri i madh i nishaneve qe nje person ka ne trup psh mbi 50 ka te beje me tendencen e ketij te fundit per te zhvilluar melanome . Me rendesi eshte te theksohet se ndikim te madh ka edhe ngjyra e lekures . Ngjyrat e celura te lekures perbejne nje faktor risku shume me te madh se ato me ngjyre te erret.

Ne rastet kur melanoma diagnostikohet në kohë ajo është plotësisht e trajtueshme dhe e kurueshme . Ne ndihme te ketij sensibilizimi vijne edhe fushatat informuese qe shume shoqata , klinika , spitale dhe institucione shendetesore bejne . Nje nga rekomandimet qe u behen popullates eshte perdorimi i kremrave origjinale me faktor mbrojtes maksimal ( 50+ ) te cilet bejne te mundur minimizim e efektit te rrezeve te diellit . Rekomandohet qe nishanet te cilet paraqesin tendence per tu shnderruar ne melanoma te hiqen ne menyre kirurgjikale duke eleminuar nje here e mire kete rrezik .

Trajtimi i melanomes me heqje kirurgjikale eshte menyra me korrekte e administrimit te kesaj semundje. Ne rastet kur kapet ne fazat e para , melanoma ka vetem nje shtrirje siperfaqesore dhe nuk prek indet ne thellesi . Ne rast se pacienti shfaq nje biopsi negative ( kryesisht te limfonodulit sentinel ) atehere edhe risku eshte minimal dhe mundesia per recidive eshte mjaf e ulet .

Nje nga faktoret qe ndikon ne shfaqjen e melanomes eshte edhe ekspozimi i tepruar ne rrezet e diellit . Edhe tendencat e fundit per perdorimin e solareve shihen me sy dyshues pasi mendohet se luajne nje rol stimulues per zhvillimin e malanomave , vecanerisht tek mosha e re.

Ka disa kritere kur nje nishan ka tendenca te kthehet ne melanome . Keto kritere kane te bejne me shtrirjen , konturimin , ngjyrimin , dhembezimin e shume te tjera.

Keshillohet me force qe keto ndryshime te mos neglizhohen dhe te behet medoemos nje kontroll tek dermatologu .
 
Back
Lartë