• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Moratti bëhet ‘xheloz’ që Ronaldo shkoi te Juventusi: E doja tek Interi

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Cristiano Ronaldo nënshkroi zyrtarisht me Juventusin, ku për katër vitet e ardhshme do të veshë fanellën bardhezi.

Një blerje kjo që pritet të ngrejë nivelin e kampionatit italian, pasi portugezi do të sillte shumë përfitime.

Ky transferim është komentuar nga shumë personalitete të sportit ku shumica e kanë përgëzuar “Zonjën e Vjetër” për këtë marrëveshje.

Edhe ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk ka lënë pa e komentuar këtë lëvizje “gjigante”.

Gjatë prezantimit të “Calcio Cityt” në Milano, Moratti nuk e ka fshehur dëshirën për transferimin e yllit portugez tek Interi, gjithsesi ai përgëzon Juven për goditjen e madhe.

Një goditje e madhe. Unë mendoj se kjo ishte një ide e zgjuar, kështu që komplimente Juventusit. Ata kishin një ide të mirë. Pastaj, që ta marrësh këtë futbollist, varet nga potenciali, kjo është e qartë. Unë do të kisha preferuar që ai të shkonte tek Interi, sepse do të sillte gjallëri dhe sigurisht, forcë të madhe për ekipin”, u shpreh Moratti.

The post Moratti bëhet ‘xheloz’ që Ronaldo shkoi te Juventusi: E doja tek Interi appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë