• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Milan bën goditje të dyfishtë në merkato

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Pas afrimit të Theo Hernandez, por i cili fatkeqësisht pësoi një dëmtim, Rossonerët po synojnë të përforcohen edhe me disa emra të tjerë.

Rafael Leao i Lille dhe Angel Correa i Atletico Madrid janë dy emrat që thuhet se Milan do të nënshkruajë me ta, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Leao do të mbërrij në ‘San Siro’ këtë javë.

20 vjeçari do të mbulojë hapësirat e lëna nga Patrick Cutrone, i cili zyrtarizoi kalimin te Wolverhampton.

Por, edhe përkundër faktit se Leao mund të transferohet qysh këtë javë, skuadra e Milan nuk do të heq dorë nga argjentinasi Correa.

Milan pritet të ofrojnë 40 milionë euro për yllin e Atletico Madrid. Kjo shifër mund të shkojë deri në 48 milionë me bonuset.

Një emër i tretë që do të afrohet tek Milan brenda këtyre 48 orëve, të paktën sipas raportimeve, është ai i Duarte./Lajmi.net/


Shkruar nga: Blendi Bugari
 
Back
Lartë