• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Miku im kjo eshte per ty

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Dy miq, po udhëtonin në shkretëtirë dhe gjatë një debati që shpërtheu papritur mes tyre, pa e zgjatur, njëri e qëlloi tjetrin me shuplakë në fytyrë.
Padyshim që kjo pëllëmbë ishte sa e rëndë aq edhe fyese për personin që u qëllua. Megjithatë, ai e përmbajti veten dhe nuk foli fare.

Ai mori një shkop dhe me të, shkroi mbi rërë:”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”
Dy miqtë vazhduan rrugën derisa mbërritën pranë një oaze, ku hynë për tu larë dhe për tu freskuar. Në një çast, shoku që ishte goditur me shuplakë më parë, bie në një gropë thithëse. Në çast, hidhet shoku i tij dhe e shpëton nga vdekja e sigurtë.

Pas kësaj, ai gdhendi mbi një shkëmb fjalët:”Sot, miku im më i mirë më shpëtoi jetën.”

Miku i cili e kishte goditur dhe sapo e shpëtoi, e pyeti i habitur:”Përse kur të qëllova e shkrove në rërë, kurse tani që të shpëtova e gdhende mbi shkëmb?!”

Miku i tij iu përgjigj:”Kur dikush na lëndon, duhet ta shkruajmë mbi rërë, me qëllim që erërat e tolerancës ta fshijnë sa më shpejt. Por kur dikush na bën një të mirë, duhet ta gdhendim mbi shkëmb, me qëllim që të mos fshihet dhe mos të harrohet kurrë.
 
Back
Lartë