• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Merkatoja e verës, mbi 240 transferime dhe 1.9 miliardë euro të shpenzuara

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Pavarësisht se merkatoja zyrtarisht fillon sot, ekipet nga ligat më të mëdha si La Liga, Premierliga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 kanë arritur një numër të konsiderueshëm transferimësh.

Mbi 240 transferime kanë përfunduar, duke arritur shumën e 1.9 miliardë eurove të shpenzuara, shkruan lajmi.net.

La Liga – 57 lojtarë kanë kryer lëvizjet e tyre në kampionatin spanjoll. Padyshim, transferimi më i shtrenjtë deri tani i kësaj merkatoje në përgjithësi është ai i Eden Hazard te Real Madrid për 100 milionë euro. Në total deri tani janë shpenzuar 700 milionë euro.

Bundesliga – Bayern Munich qëndron në krye me shpenzime astronomike këtë sezoni në Gjermani. Deri tani, 400 milionë euro janë shpenzuar nga skuadrat gjermane për transferime të reja.

Ligue 1 – Që nga ardhja e sheikëve te Paris Saint-Germain, kampionati francez ka pasur shpenzime marramendësi. Gjithsesi, deri tani janë shpenzuar vetëm 32.5 milionë euro.

Premierliga – Kampionati anglez e nisi më herët se të gjithë merkaton, por edhe mbyllet njësoj. Që nga 17 maji, lejoheshin transferimet brenda Anglisë ndërsa mbyllet më 9 gusht. Në total janë bërë 20 nënshkrime, duke u shpenzuar 305 milionë euro.

Serie A – Aktivitet i madh u zhvillua edhe në kampionatin italian sa i përket transferimeve. Deri tani janë shpenzuar 360 milionë euro rreth afrimeve të reja. /Lajmi.net/


Shkruar nga: Blendi Bugari
 
Back
Lartë