• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mbrojtja e flokeve ne vere.

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Meqenese jemi ne kete stine te vitit, ja disa udhezime:

1. E para gjë qe duhet te bëni përpara se te shkoni për ne plazh është nje vizite ke parrukierja. Rekomandohet një prerje e thjeshte e flokëve dhe rrallimi i dopio punteve.
2. Se dyti, për ato qe kane dhe duan te ruajnë flokët e gjate, rekomandohet mbajtja e tyre te lidhura, sigurisht ne mënyrë estetike, duke shmangur kështu si dëmtimet qe vijnë prej diellit, po ashtu edhe prej erës dhe veçanërisht rërës se plazhit.
3. Larja. Lajini sa me shpesh ato me shapo te buta jo agresive si dhe me ph ndërmjet 5 dhe 7. Përdorni pa kursim balsam, pasi ai lejon krehjen e lehte.
4. Tharja. Me e mira do te ishte tharja pa nevojën e përdorimit te phon-it, por nëse kjo nuk përjashtohet dot, atëherë kujdesuni qe atë ta mbani ne distancën 20 deri 30 cm larg.
5. Përdorni kapele. Kjo edhe ju mbron, por kur kapela është elegante, dukeni edhe me bukur dhe është ne mode.
6. Vaj plazhi për flokët. Përpara se te dilni për ne plazh, kalojini një dore vaj solar me filtra UV. Këtë përsëriteni ne çdo dy deri tre ore.
7. Maskat. Rekomandohet qe një here ne jave përdorimi i maskave për flokët. Domosdoshmërish hera e pare ne plazh e ka te nevojshme.
8. Ushqimi. I rëndësishëm për shëndetin e flokëve është edhe ushqimi qe konsumojmë. Ai duhet te jete gjithashtu i shëndetshëm dhe i pasur ne Vitamina, veçanërisht A dhe C, si dhe kripra minerale. Pini sa me shume ujë dhe pije te tjera jo alkoolike.
 
Back
Lartë