• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Masakër në Las Vegas, 50 të vdekur. Identifikohet autor

U

Universal

Guest
Panik në Las Vegas, një person hap zjarr në një koncert

clear.gif


Policia në Las Vegas është vënë në ndjekje të një personi që hapi zjarr në afërsi të hotelit “Mandalay Bay” në Las Vegas.

Besohet se të paktën një agresor ka qëlluar gjatë një festivali të muzikës “country” që po zhvillohej në zonë. Të shtënat e një arme automatike dëgjohen në videot e festivalit të shpërndara në rrjetet sociale.

Raporte ende të pakonfirmuara flasin për disa viktima. Forcat e policisë mbërritën me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe i kanë këshilluar njerëzit të largohen prej andej.

Burime spitalore i thanë CNN se një numër njerëzish janë dërguar në klinikë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri e kërkojnë trajtim mjekësor.

Agresori nuk është kapur ende.

/ Top Channel
 
Back
Lartë