Mesfushori kolumbian nuk është i nevojshëm për projektin e ri të Real Madrid dhe do të bëjë kalimin në Itali për sezonin e ardhshëm.
”Unë gjithmonë i komentoj në foto Jamesit duke i thënë të shkoj te Napoli”, tha Maradona Jr për Marca, përcjell lajmi.net.
“Unë kam bërë presion mbi të dhe kohët e fundit ai ka pëlqyer një nga komentet e mia”.
”Është një ëndërr që James të vijë në Napoli. Një futbollist i kësaj cilësie, me këmbën e tij të majtë, mund ta bëjë ekipin më të mirë”.
Ndër të tjera, ai foli edhe për numrin 10 i cili i takoi babait të tij gjatë viteve 1980-1990 dhe që nga atëherë nuk e veshi askush pasi klubi italian vendosi ta pensiononte.
“Mos prekni fanellën me numrin 10. Është pronë private e familjes”, tha Maradona Jr. “Është e babait tim”.
“Kishte zëra se ata do t’i jepnin [Gonzalo] Higuainit kur ai erdhi, pastaj tek [Lorenzo] Insigne, por duhet të jetë si në NBA”.
”Nëse pensionon një numër fanelle, nuk mund ta përdorësh përsëri”, përfundoi ai. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari