• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Man City kërkon ta harrojë humbjen nga Liverpoool, ky është plani ndaj Newcastle United

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
11-3-1-300x173.jpg


Pas 30 takimeve pa njohur disfatë dhe plot 281 ditëve pa humbje, City i Guardiolës më në fund u thye dhe për këtë merita kryesore natyrisht i takon strategut gjerman Jurgen Klopp, që me Liverpulin e tij tregoi më së miri se çfarë duhet bërë për të mundur “citizens”.

Gjithsesi “sky blues” kanë një rast të shkëlqyer për të hedhur pas krahëve zhgënjimin e javës së kaluar, pasi kalendari i ofron menjëherë një kundërshtar të lehtë si Newcastle United. Është e kuptueshme që “magpies” nuk i kanë mundësitë për të luajtur ndaj “qytetarëve” si “të kuqtë”, megjithëse për hir të së vërtetës të njëjtën gjë si Liverpuli bëri vitin e kaluar pak a shumë edhe trajneri i Tottenham-it Pochettino.

Gjithsesi, besnik i filozofisë së tij, Rafa Benitez vetëm 3 javë e gjysmë më parë e bllokoi mirë për pjesën më të madhe të kohës armatën e Guardiolës, ndonëse në fund trajneri spanjoll i bardhezinjve përsëri nuk arriti të shmangë dot humbjen minimale me rezultatin 1-0. Periudha e errët e fundit të vitit duket se ka kaluar, fazë ku Newcastle United mezi bëri bashkë 5 pikë në 12 ndeshje, ndërsa tani ekipi i 57-vjecarit madrilen paraqitet pa humbje në tre javët e fundit.

Rafa Benitez madje ka marrë garanci edhe nga bosi i klubit Mike Ashley, se për momentin “magpies” nuk do të ndryshojnë pronësi, sidoqoftë në krahun tjetër Manchester City-i i nevojiten patjetër 3 pikët, pavarësisht se sërish skuadrës do t’i mungojnë futbollistë të tillë si Gabriel Jesus, Kompany, Mendy, Delph apo Foden.

Ndonëse në mesjavë në Ashton Gate, City do të duhet të mbrojë fitoren e përvuajtur 2-1 ndaj Bristol City-t, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Ligës, duke i njohur karakterin dhe grintën, trajneri katalanas nuk do ta kursejë aspak ekipin, pasi citizens deri më sot kanë fituar 62 pikë nga 69 të mundshmet, madje duke realizuar plot 67 gola në vetëm 23 takime.

Ndeshja do të luhet në Etihad në orën 18:30 dhe skuadrës pritet t’i rikthehet mesfushori David Silva, ndërkaq ky duel ngjan me një mision të pamundur për miqtë që nuk e fitojnë këtë sfidë që nga viti 2000 larg Stadiumit St’James’s Park, madje Newcastle nuk njeh fare fitore në Premier League, në 20 përballjet e fundit ndërmjet tyre.

Më herët, në orën 13:30 Chelsea do të luajë në transfertë ndaj Brightonit, me synimin për të gjetur fitoren e parë për vitin 2018 në kampionat, pasi ka regjistruar vetëm 2 barazime.

Fitoren e parë të vitit do të kërkojë edhe Arsenali i Wenger, që në orën 16:00 do të presë në “Etihad Stadium’ modestët e Crystal Palace, me synimin e vetëm 3-pikëshin, që mund t’i mbajë gjallë shpresat për një vend në zonën Champions.

Nga ana tjetër, Manchester United do të përballet në transfertë me surprizën e këtij sezoni, Burnleyn. Gjithsesi, ndonëse janë në vendin e 7 me 34 pikë, vendasit nuk janë aspak në moment të mirë, pasi nuk fitojnë prej 5 takimesh.

Nga ana tjetër, United duket se ka rigjetur një Paul Pogba në formë të shkëlqyer, që po frymëzon ekipin me asistet e panumërta nga një takim në tjetrin.
 
Back
Lartë