• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Makina shtyp nënë e bir që po prisnin në trotuar te ‘Don Bosko’

...

Kontributor
LV
0
 
Makina shtyp nënë e bir që po prisnin në trotuar te ‘Don Bosko’

pjimage-2021-03-22T152328.470.jpg
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Policia tha se një makinë në drejtimin e të cilës ishte një grua, kishte shtypur një fëmijë 6-vjeçar.

lg.php

Por JOQ ka publikuar pamjet e aksidentit, të cilat janë shumë të rënda. Në këtë video që mund të shihni më poshtë, duket se makina ka aksidentuar nënë e bir, të cilët ishin duke pritur në trotuar.

Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.

Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën me të voglin.

Ata shihen të shtyjnë mjetin për të nxjerrë të miturin, ndërkohë që një grua, e cila duket të jetë nëna e vogëlushit, lëviz me duart në kokë, e tmerruar nga ajo që ndodhi.

Panorama vendosi të publikojë këtë video me pamje të rënda të aksidentit, për të sensibilizuar qytetarët, qoftë ata në timon, por edhe kalimtarët, për të qenë më të kujdesshëm!

Sipas policisë, 6-vjeçari u dërgua në spital për mjekim por nuk dihet gjendja e tij.

Njoftimi paraprak i policisë Tiranë

Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al
 
Vetem ne shtypin shqiptar publikohet cdo aksident!

Rreth 1800 njerez vdesin nga aksidente automobilistike ne Britani, dhe rralle here percillen si lajm ne media. Imagjinoni sikur te benin te njejten gje anglezet, dhe te vinin kujen si ju shqiptaret... do kishin ikur te gjithe ne emigrim ne ndonje shtet tjeter.
 
Jo jo... s'jane aq budallenj sa mendoni ju. Nese e studjoni me kujdes si faqe, ajo ka qasje politike. Perpiqet te nxij cdo gje aktuale ne Shqiperi. Kam pare edhe debate mes stafit dhe disa komentuesve, dhe kuptohej qartazi qe faqja ka staf me prapavij politike.
 
normal qe la qesje politika se nuk mund te mbahet nje faqe vetem dhe sa u mbyll u hap prap aq shpejt sa sikur dukej si nje referendum I bere ne usa .kur po flasim per nje shqiperi ku drejtesia eshte zero.normal qe ka qesje politike por eshte kamuflazh qe ata bejne
 
po flasim per nje shqiperi ku drejtesia eshte zero

Heu, sa pesimst(e) qe qenke! Po pse prokuroria do merret me rrjetet sociale qe vjellin vrer dhe bejn propagand?!

Propaganda eshte fenomen qe duhet luftuar kryesisht nga struktura si SHISH, jo nga prokuroria. Dhe ekzistenca e propagandes s'do te thote qe s'ka shtet. Shiko per shembull SHBA-te: Fox News eshte kryekeput propagand ne favor te te djathteve. A do t thote qe SHBA-te kane "zero drejtesi"?

Ndersa propaganda nga entitete shteterore te huaja ne rrjete sociale eshte kthyer si problem madhor ne cdo shtet Perendimor, por kjo s'do te thote se ato shtete kane zero kapacitete te agjensive te sigurise! Kjo eshte lufta moderne... Dhe sic e dini, Greqia eshte ne gjendje lufte me ne. ;)

Supaxhinjt mosmirenjohes - ne rastin e Shqiperise - kete pune kane... Nje grup i vogel njerezish me qindra profile fallco, qe pranojn te vendosen ne sherbim te Greqise per nje pension per prinderit apo per nje tas me sup.
 
drejtesia eshte zero eshte dhe per fusha te tjera jo vetem ketu.shish eshte pjese e qeverise e instancave qeveritare sepse cdo gje eshte nje zinxhir ne mos gaboj
 
drejtesia eshte zero eshte dhe per fusha te tjera jo vetem ketu.shish eshte pjese e qeverise e instancave qeveritare sepse cdo gje eshte nje zinxhir ne mos gaboj
Teatri vazhdon.

Ata me ide te ndryshme partiake
Armiq me njeri tjetrin qe i paraqet media

Kan martu femijt me njeri tjetrin.
Dmth djepi tundet ne shtepi

Ne themi do i futin ne burg.
Harroje!

Teatri vazhdon e ne duatrokasim. ?
 
Back
Lartë