• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lippi: De Ligt më i mirë sesa Maldini apo Cannavaro

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Lippi ka thënë se Matthijs de Ligt, i cili pritet të transferohet tek skuadra e Juventus, është më i mirë sesa Paulo Maldini apo Fabio Cannavaro, në moshën e tij.

19 vjeçari i cili aktivizohet si qendër mbrojtës pritet të lë skuadrën e tij të fëmijërisë për të kaluar në Serie A, dhe trajneri italian beson se i riu do t’ia dalë mjaft mirë.

“Besoj se lojtari që do të ishte më i miri për Juventus do të ishte De Ligt. Mendoj se është shumë i fortë. Është fizikisht i përgatitur dhe ka inteligjencë të lartë në futboll. Ai të jep balancë dhe është teknikisht i mirë” ka thënë Lippi për ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka nevojë për krahasime, por kam parë mbrojtës të mëdhenj si Nesta, Maldini, Ferrara e Cannavaro. Nuk kam parë asnjë si De Ligt në moshën e tij” ka thënë tutje trajneri italian.

Juventus pritet që nesër të zyrtarizojë transferimin e De Ligt, për shumën e 67 milionë eurove + 13 milionë bonuse. Lojtari do të fitojë 8 milionë + 4 milionë bonuse, në pesë vite kontratë. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë