• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lidhja e grupit të gjakut me personalitetin; Cili je ti?

...

Kontributor
LV
0
 

Lidhja e grupit të gjakut me personalitetin; Cili je ti?​

-640-0-60f06aad47a60.jpg


Në disa kultura, grupi i gjakut merr të njëjtën rëndësi sa horoskopi dhe 12 shenjat e zodiakut. Njësoj si yjet që mund të parashikojnë të ardhem, të tjerë besojnë se grupi i gjakut lidhet drejtëpërdrejte me natyrën dhe personalitetin e njerëzve. Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut !


Grupi i gjakut A
Individët me tipin A të gjakut vendosin të tjerët para. Ata janë dëgjues të mirë dhe miq të shkëlqyer. Njerëzit me grup gjaku A priren t’i fshehin emocionet dhe në fillim mendojnë gjithmonë për të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi.
Këta njerëz shquhen për aftësite e tyre në fusha si: kontabilistë, bibliotekarë, avokatë, ekonomistë dhe shkrimtarë. Në dashuri, përshtaten më shumë me individë të tjerë të tipit A ose ato AB.


Grupi i gjakut B
Njerëzit me gjak B janë tejet të hapur dhe mirëpresin çdo gjë të re në jetën e tyre.
Njësoj si njerëzit A dhe personat e grupit të gjakut B bëjnë lehtësisht miq, por me një ndryshim. Kur vjen puna tek problemet këta janë njerëzit që vendosin dhe mendojnë gjithmonë për veten e më pas për të tjerët.
Individët e Tipit B janë tepër shprehës dhe mund të “lexohen” lehtësisht nga të tjerët sepse gjuha e trupit i tradhëton. Për shkak të kësaj, ata mund të bëjnë mjaft mirë profesionin e psikologut, gazetarit.

Grupi i gjakut AB
Këta njerëz janë tejet spirituozë shumë racionalë dhe të ekuilibruar. Ata janë planifikues dhe organizatorë të shkëlqyer. Individët e grupit AB kanë aftësinë për të mbi-prodhuar hormonet si adrenalina, duke i bërë këta njerëz mjaft aktivë. Ju do të shkëlqeni ne marrëdhëniet me publikun, si dhe pozita menaxheriale dhe arsimore.

Lloji i gjakut O
Ky është lloji më i zakonshëm i gjakut. Njerëzit e llojit O kanë një fuqi të pazakontë.Ata mund të jenë aktivë 24 orë në ditë dhe asnjëherë nuk thonë u lodha.. Ata janë shumë konkurrues dhe kanë tendencë të fokusohen tek fama sesa tek krijimi i lidhjeve të reja. Për shkak të kësaj, ata janë shumë të aftë në pozita udhëheqëse. Këta njerëz shkëlqejnë në fusha si kontabilistë, politikanë, biznesmenë dhe si dhe terapistë.
 
Back
Lartë