• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lekët, karriera dhe dashuria, çfarë ka parashikuar Horoskopi për ditën e sotme

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Për çdo paqartësi apo keqkuptim që keni pasur në jetën tuaj në çift duhet të diskutoni hapur me partnerin tuaj sot. Kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur sa më shpejt gjithçka.

Demi
Jeta juaj në çift do marrë një tjetër kthesë gjatë kësaj dite. Do vendosni pikat mbi “i” dhe do i sqaroni njëherë e mirë mosmarrëveshjet që keni pasur.


Binjakët

Çdo gjë do jetë më e thjeshtë sot për juve që jeni në një lidhje. Do jeni më të hapur dhe do bashkëpunoni për gjitha me partnerin. Gjëndja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa duhet, prandaj duhet t’i lini për më vonë disa investime që keni menduar.

Gaforrja
Do ketë disa mosmarrëveshje të vogla sot në jetën tuaj sentimentale, por asgjë për t’u alarmuar. Merrini gjërat me qetësi. Do arrini të kryeni shpenzimet e nevojshme dhe të shlyeni edhe borxhet.


Luani
Partneri do i mbajë shumë nga premtimet që ju ka bërë kohët e fundit dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më së miri. Do e dashuroni edhe me më shumë atë. Një debat i vogel në punë do ju shqetësoj disi.

Virgjëresha

Do jeni të aftë të zgjidhni me mirëkuptim çdo problem që ju ka dalë kohët e fundit në jetën në çift dhe do ndiheni shumë më të qetë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Peshorja

Ndikimi i planetëve do jetë shumë negativ gjatë kësaj dite për ju të dashuruarit dhe do lindin probleme të shumta në jetën në çift. Nuk do merreni vesh aspak dhe asnjëri nuk do hapë rrugë. Kujdes,gjeni gjuhën e komunikimit.

Akrepi

Ditë shumë problematike dhe e mbushur me debate të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Kujdes me çdo hap që do hidhni sepse do ndikojë tek e ardhmja.

Shigjetari

Ditë shumë e qetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gëzohuni për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që do mbizotërojë. Fal nje projekti qe keni marë pjesë ditet e fundit,gjëndja e financave do përmisohet.

Bricjapi

Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë kritikë që do ju bëjë partneri, përkundrazi do i merrni me humor ato. Financat janë mirë keto ditë.

Ujori

Mbrojeni me çdo mënyrë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe mos lejoni që askush të mos ua prishë harmoninë. Gjëndja e financavenuk do jetë sic ju mendoni. Shmangni investimet dhe shpenzoni me kursim.

Peshqit

Do jeni më realistë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Në planin financiar do jeni të kthjellët dhe do dini çfarë hapash të hidhni.
 
Epo me ne fund se na plasi shpirti ?
 
Back
Lartë