• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Lamborghini e prezantoi modelin e makinës së mbajtur super-sekret

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
lamborghinii-593x350.jpg
Duket se ka filluar një epokë e re në automobilizëm. Shumë zyrtarë nga Lamborghini, janë shprehur të vendosur se nuk do të ndryshojnë asgjë në motorët V10 apo V12, duke i zëvendësuar në turbocharger V8.

Mirëpo, me vendimet dhe ndalesat e shpeshta të qeverisë, që kanë të bëjnë me emetimin e gazrave diçka duhet ndërmarrë. Alternativa e prodhuesit italian, është të shtojë sistemin hibrid dhe po del se në të ardhmen e afërt, mund të shohim diçka që pritej për një kohë të gjatë.

Sipas The Supercar Blog, shumë pak njerëz e kanë pasur rastin ta shohin hibridin LB48H, prototip që i përket një edicioni të limituar super-makinash.

Organizimi raportohet të jetë zhvilluar diku në Itali, ndërsa kishte vetëm 200 pjesëmarrës. Ky model nuk është zëvendësues i Aventadoit, që pritet të arrijë më 2020. Makina është shfaqje e formatit të asaj se çfarë do të përmbajë, sistemit teknologjik dhe dizajnin që do ta ketë.

Burimet tregojnë se e ka pamjen sikurse të Terzo Millenio që mund ta shihni në fotografi, i cili u prezantua gjatë nëntorit të kaluar.

Në anën tjetër, LB48H që nuk dihet nëse do ta mbajë këtë emër, do të hyjë në prodhim në fund të muajit, teksa lansohet në fillim të 2019-ës.

Edicioni do të përmbajë vetëm 63 njësi, të cilat do të kushtojnë 2.5 milionë euro, pa përfshirë taksat. Se kur do të mund ta shohin edhe të tjerët këtë Lamborghini mbetet të shihet, ndërsa besohet që mund të ndodhë gjatë këtyre javëve në New York ose Tokio.

The post Lamborghini e prezantoi modelin e makinës së mbajtur super-sekret appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë