• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ky ishte emri i parë i Ohrit

...

Kontributor
LV
0
 

Ky ishte emri i parë i Ohrit​


Ohri i ka rrënjët në parahistori. Fisi ilir i enkelejve e ndërtoi vendbanimin e parë me emrin Lyhnidos.
3-1.png

Ata banonin në këtë rajon që përfshinte liqenin e Ohrit dhe trevat rreth tij. Pas vitit 148 , qyteti u bë pjesë e Perandorisë Romake.

Më 29 dhe 30 maj të vitit 526, Lyhnidosi u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm. Për fatin e qytetit të lashtë faktet historike nuk japin më të dhëna. Vetëm tre shekuj më vonë përmendet një qytet bullgar me emrin Ohrid, çfarë do të thotë ″mbi kodër″.

Gjatë mesjetës, Ohri ishte qendër e veprimtarisë artistike dhe kulturore e bullgarëve. Në atë kohë, Klementi i Ohrit e themeloi Shkollën e Ohrit. Por edhe Shën Naumi ishte një dijetar i rrëndësishëm i atij institucioni. Në Shkollën e Ohrit mësohej gjuha e vjetër kishtare sllave, gjuha më e vjetër e shkruar sllave. Në shekullin e dhjetë, Ohri për 17 vjet ishte në kohën e sundimin të mbretit Samoil kryeqyteti i Perandorisë Bullgare.

Atraksioni më i madh i Ohrit është liqeni i tij. Ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, ai tërheq jo vetëm pushues por edhe sportistë, peshkatarë dhe shkencëtarë. Nga kalaja ka një pamje të jashtëzakonshme mbi qytet, liqen dhe deri tek malet rrethuese të tij.

Edhe pse vuan nga ndotjet njerëzore, sidomos nga ana e Shqipërisë, ai mbetet një nga atraksionet më të pasur të gadishullit ballkanik. Kalaja ndodhet mbi qytet dhe mbi kodrën kryesore. Kalaja i ka rrënjët në lashtësi, por në formën ekzistuese ajo u ndërtua nga mbreti bullgar Samoil në shekullin e dhjetë.

/Bota.al
 
Back
Lartë