• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kush i fitoi zgjedhjet në Itali ?

...

Kontributor
LV
0
 

Kush i fitoi zgjedhjet në Itali?​



exit poll


Kanë dalë rezultatet e Exit Poll-eve të para për zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel në Itali. Sipas tyre në krye të rezultateve është “Fratelli d’Italia” e Giorgia Meloni me 23.5% të votave. Kështu ajo shkon drejt karriges së kryeministres së vendit.

Pas ndjek Partia Demokratike e së majtës me 20.3% të votave. “Levizja 5 yjet” vjen me 16.1% të votave dhe e katerta “Lega” e Mateo Salvinit me 9.6% te votave. Ndërsa “Forza Italia e Sivio Berlusconit shkon nga 6 ne 8% të votave.

Ajo që ka më shumë rëndësi janë koalicionet. Sipas Exit Poll, qendra e djathtë shkon nga 41,5% – 45,5% të votave. Pjesë e saj janë Meloni, Berlusconi dhe Salvini. Në këtë mënyrë ata do të merrnin nga 219 në 257 deputetë në Dhomën e Ulët.

Ndërsa qendra e majtë shkon nga 25% në 29% që përkthehet nga 68 në 104 deputetë. Lëvizja 5 yjet mund të luhatet nga 14% në 18% me 21 deri në 51 deputetë. Rënie e dukshme për këtë forcë. Ishin 51 milionë italiane që kanë të drejtë vote. Qendrat u mbyllën në orën 23.00 dhe deri atëherë votuan 64.67% e zgjedhësve. Pjesëmarrja duket më e ulët se në 2018-ën kur dolën të votonin 73.3% e zgjedhësve.
Lajm në përditësim…
Koalicionet në Senat

Koalicionet në Senat
Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve
Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve

 
Si fitoj kjo, por fryma!(pupulizmi)
Mere qe portugali, spanje qe do mbahen tani, Orban qe dihet cpo i ben europes, Poloni me levizjes e se djathtes ekstreme dhe, e gjith Europa esht ne kriz identiteti.
Po bie ne te njejten gracke si nje shekull me pare, vitet 20-30.
Kur idealizma skish e qe mendjet e semura rrembyen zemrat e dobta per reagime te shpejta
Perfundimi=lufte
 
Back
Lartë