• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kush është Binaku, zbulimi i madh i Panuccit në kombëtare

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
binaku-600x336.jpg
Kristian Panucci e kishte zbuluar Egzon Binakun, që në muajin mars të këtij viti dhe e grumbulloi në miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Por 23-vjeçari u dëmtua dhe mungoi në dy humbjet radhazi të kuqezinjve në fundin e majit dhe fillimin e qershorit.

I panjohur për tifozët shqiptarë, por mjaftonte fakti që Malmo kishte besuar tek ai dhe kjo bindi edhe trajnerin kuqezi se bëhej fjalë për një mbrojtës të majtë shumë premtues.

Ishte koha kur Panuccii deklaronte se po kërkonte një lojtar që do të zëvendësonte Ansi Agollin.

Pasi kaluan tre muaj nga thirrja e parë dhe për më tepër marrja e nënshtetësisë shqiptare, Binaku u shfaq të premten e 7 shtatorit në “Elbasan Arena”.

Një paraqitje mbresëlënëse ndaj Izraelit, që të jepte përshtypjen se lojtari me origjinë nga Kosova, i lindur dhe i rritur në Suedi, kishte vite që luante për kuqezinjtë.

The post Kush është Binaku, zbulimi i madh i Panuccit në kombëtare appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë