• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kush është 39-vjeçari i rrezikshëm që u arrestua sot në Lezhë. Në 2020 bashkë me vëllain vrau rapsodin e njohur dhe shokun e tij

...

Kontributor
LV
0
 

Kush është 39-vjeçari i rrezikshëm që u arrestua sot në Lezhë. Në 2020 bashkë me vëllain vrau rapsodin e njohur dhe shokun e tij Yee​

Policia Lezhe

lg.php


Finalizohet operacioni policor i koduar “Lalm i Ri”, ndërsa në pranga ka rënë një 39-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje.

Bëhet fjalë për Edmond Perdodën, i cili akuzohet se bashkë me të vëllain, Aleksandër Përdodën, që tashmë ndodhet pas hekurave, vranë me armë zjarri rapsodin e njohur Kol Murrani dhe shokun e tij, Preng Simoni.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 prill të 2020-ës në fshatin Lalm i Ri të Lezhës.
lg.php

NJOFTIMI I POLICISË
Kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij.

Në këtë kuadër është finalizuar me sukses operacioni policor “Lalm i Ri”, si rezultat i të cilit është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. P. (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



"Balkanweb"
 
Back
Lartë