• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kurti flet për raportet Kosovë-Greqi: Po bëhen më të ngushta

...

Kontributor
LV
0
 

Kurti flet për raportet Kosovë-Greqi: Po bëhen më të ngushta​



kurt.jpg



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twiter mëngjesin e sotëm shkroi se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë po bëhen më të ngushta.

Kurti foli për darkën me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili dje ka mbërritur për një vizitë zyrtare, ku ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti.

Ndryshe në takimin me kryediplomatin grek, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe rajonin.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.
Dendias është pritur edhe nga zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi ka informuar ministrin Dendias edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se rruga e duhur është ajo e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me mbështetjen e SHBA-së, ku Kosova mbetet e angazhuar në qasje konstruktive, përmes propozimeve dhe alternativave për të ecur drejt një marrëveshjeje finale dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë.


Top Channel
 
Back
Lartë