• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kujdes, mos i bëni kurrë këto pyetje në Google

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
google-questions-300x213.jpg


1) Si mund të humbas peshë?
Nëse mendoni se do të gjeni një metodë të saktë, një dietë të shëndetshëm apo ushtrime fizike të cilat do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në Google, gaboheni!
Me shumëllojshmërinë e informacionit që do të gjeni aty, vetëm sa do të bëheni më konfuzë se cila është mënyra më e mirë për të humbur disa kile.
Zgjidhja më e mirë është të konsultoheni me një dietolog apo specialist të fushës.

2) Ku ndodhet celulari im?
Do të trembeni nga përgjigja pasi Google e di gjithmonë vendndodhjen tuaj. Gjithmonë!
Përtej shakave kjo pyetje mund t’ju ndihmojë nëse ju keni humbur celularin tuaj.

3) Cili është personi më i pasur në botë?
Nëse nuk e dini përgjigjen e kësaj pyetje pa bërë Google, me shumë mundësi do të keni qenë duke jetuar poshtë gurit.
Është Bill Gates, ndaj as mos harxhoni kohë të kërkoni në Google shkruan CityNews.

4) A janë nishanet kancerozë ?
Çdo përgjigje e pyetjeve mbi shëndetin apo mjekime të ndryshme që duhet të merrni në Google do t’ju alarmojnë. Asnjëherë nuk duhet te vetë diagnostifikoheni nga përgjigjet apo informacionet që merrni nga kjo platformë teknologjike. Ndaj nisuni për tek doktori dhe merrni diagnostifikimin nga një specialist i fushës.

5) Kush është *emri juaj*
Nëse nuk doni të ndiheni keq për veten tuaj dhe për mungesën e arritjeve tuaja, mos kërkoni emrin tuaj në Google. Mundësitë janë të mos shfaqet asgjë ose diçka e cila nuk ka lidhje fare me ju.

6) Kush do të jetë kryeministri i radhës?
Shanset janë që nuk do të gjeni kurrë një përgjigje të saktë.

7) Mos kërkoni asgjë inkriminuese
Nëse e bëni me shumë mundësi informacioni do t’i kalojë zyrave të komunikimit të qeverisë dhe mund të ballafaqoheni me probleme ligjore. Ndaj qëndroni larg tastierës për të tilla kërkime. /albeu.com/

Lexoje lajmin e plote...
 
Back
Lartë