• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kosovë, zbulohet insekti i rrallë që po habit botën

...

Kontributor
LV
0
 

Kosovë, zbulohet insekti i rrallë që po habit botën​





Potamophylax-koronavirus.jpg



Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua, thotë REL.

Insekti u gjet në afërsi të Lumbardhit në Deçan. Ai jeton vetëm në Kosovë. Është i llojit Potamophylax koronavirus, shpjegon profesori. Në Ballkan ka lloje të tjera të ngjashme me të, që konsiderohen si kushërinj të tij.

Por si ky lloj me shumë gjasë nuk ka në vende të tjera përveçse në Bjeshkët e Namuna. Pjesa më e madhe e hulumtimit u krye gjatë muajve të pandemisë, ndaj dhe Ibrahimi vendosi ta pagëzonte me këtë emër.

Mësohet se ky lloj insekti bën një jetë të kufizuar pasi nuk fluturon, dhe kjo e bën të vështirë të largohet nga vendi ku jeton.


Top Channel
 
Back
Lartë