• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kosova shënon 13-vjetorin e miratimit të Kushtetutës

...

Kontributor
LV
0
 

Kosova shënon 13-vjetorin e miratimit të Kushtetutës​



Screenshot_7-11.jpg



Më 9 prill të këtij viti bëhen 13 vjet prej kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Akti më i lartë juridik i shtetit ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët e Kosovës, me rastin e 9 prillit, Ditës së Kushtetutës.

Ai ka thënë se kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë.

“Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë”, thuhet në urimin e kryetarit Konjufca.

Ai ka thënë po ashtu se populli i Kosovës ka rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt synimeve për shtet të mëvetësishëm.
“Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi.

Prandaj sot, në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë”, thuhet pos tjerash në urimin e Konjufcës.
Kushtetuta e Kosovës është e bazuar në dokumentin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, sipas së cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt, 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera.


Top Channel
 
Back
Lartë