• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Komisioni Evropian aprovon certifikatën digjitale të vaksinimit të COVID të Shqipërisë

...

Kontributor
LV
0
 

Komisioni Evropian aprovon certifikatën digjitale të vaksinimit të COVID të Shqipërisë​



zuuu.jpg



Komisioni Evropian ka aprovuar këëtë të hënë certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit.

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmërinë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE.

Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur:

https://bit.ly/3jZcgAZ

Duhet pasur kujdes, pasi disa prej vendeve të BE-së mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti.
Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së mund të klikoni mbi linkun:

https://reopen.europa.eu/en/

Për të lehtësuar kërkimin për cdo qytetar, ministria ka vënë në përdorim një hartë të botës, ku mund të klikoni dhe të mësoni mbi masat e secilit shtet.


Kujtojmë se në disa vende të globit është krijuar kaos dhe anuluar shumë fluturime për shkak të përhapjes së variantit omicron të COVID-it, i cili është shumë infektues.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 2,3 milionë vaksinime, ndërsa popullata e përgjithshme e Shqipërisë është 2.8 milionë banorë.


Top Channel
 
Back
Lartë