• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kombëtarja mbërrin në Varshavë, nisin përgatitjet për sfidën me Poloninë

...

Kontributor
LV
0
 

Kombëtarja mbërrin në Varshavë, nisin përgatitjet për sfidën me Poloninë​



752669C0-69A8-4597-9069-56B8A1D76C8E.jpeg



Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se stafi kuqezi ka mbërritur gjatë shtunës në hotelin ku është grumbulluar përfaqësuesja në Varshavë, teksa një pjesë e lojtarëve kanë mbërritur gjatë mbrëmjes së të premtes dhe paraditen e të shtunës. Gjatë paradites stafi me një pjesë të lojtarëve kanë organizuar një seancë të lehtë stërvitore në një stadiumin e “Aktywna Warszawa”.
Ndërkaq, grupi do të kompletohet gjatë paradites së të hënës kur vijnë edhe lojtarët të cilët janë impenjuar me klubet respektive gjatë të dielës, ndërsa me kuqezinjtë që do të zhvillojnë dy seanca stërvitore, njërën në 10:30 dhe të dytën në ora 18:00.


Deri më tani të gjithë lojtarët e ftuar për ndeshjet e shtatorit janë të gatshëm dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kombëtarja do të ketë tre ditë të plota përgatitje para sfidës me polakët, që zhvillohet te enjten duke filluar nga ora 20:45./SuperSport/



Top Channel
 
Back
Lartë