• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kjo shenjë do ketë ditë pozitive/ Horoskopi për ditën e shtunë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Jeni të dominuar nga yje pozitive, dhe ndonjë problem i vogël që mund të lindë gjatë punës nuk mund të komprometojë një ditë mjaft të mirë.

Demi

Duket se yjet duan t’ju imponojnë një ritëm të ri, por janë të “frenuar” nga Hëna që sjell të kundërtën. Jeni të favorizuar në dashuri.

Binjakët

Një tratativë me dikë duket se po hyn në një rrugë të mbarë dhe shumë shpejt ju do t’i shihni frytet e saj. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë është e kotë ta zgjasni.

Gaforrja

Për shkak të ndikimit nga Mërkuri, nesër do të jeni nevrikë. Në një çështje mes dy personave është më mirë që të mënjanoheni.

Luani

Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet ndërpersonale, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Sa i përket shëndetit, gjendja juaj paraqitet e mirë.

Virgjëresha

Duket një ditë e qetë, por pamja e jashtme gënjen, prandaj duhet të tregoni kujdes sepse të papriturat nuk do të mungojnë.

Peshorja

Venusi do të mbrojë gjatë gjithë kohës nesër jetën tuaj në çift. Do të dashuroheni ashtu si dini vetëm ju. Në lidhje me financat, duhet të shpenzoni më pak edhe për gjërat e domosdoshme.

Akrepi

Me zbehjen e ndikimit të Mërkurit zbehet edhe entuziazmi dhe pasioni i këtyre ditëve të fundit. Sa i përket financave, do të jetë një ditë e mirë.

Shigjetari

Vërtet që nesër do të keni mbështetjen e një numri të madh planetësh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar dhe jo të shkojë kot.

Bricjapi

Në shumë aspekte nesër pritet të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, por nesër duhet të tregoheni të shkathët, sepse fati duhet kapur menjëherë.

Ujori

Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Mërkurit.

Peshqit

Të rrëmbyer nga një rutinë e përditshmërisë sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita, por në mbrëmje një surprizë e bukur në planin sentimental do të bëjë të ndiheni vërtet mjaft mirë.
 
Back
Lartë