• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Kalendarët më të lashtë, analiza e koraleve tregon historinë e tokës

...

Kontributor
LV
0
 

Kalendarët më të lashtë, analiza e koraleve tregon historinë e tokës​


KORALET JANË ARKIVA PALEO-MJEDISORE​



koralet-deti-kuq
Ashtu si qindra milion vjet më parë, koralet këto kafshë të lashta të tokës, banojnë së bashku, dhe kur ngordhin, lënë skelete kolektive të qëndrueshme.
Ngjashmëria me degën e pemës nuk është vetëm diçka e jashtme te korali. Cipa e tij, e ashtuquajtura Epitekë për nga struktura, i ngjan lëndës së drurit. Epiteka lëshon shtresa ku dallohen mirë rrathët e vërtetë vjetorë të koraleve, në bazë të të cilëve mund të përcaktohet mosha e tyre.
Këto shtresa janë një reaksion i koraleve ndaj ndryshimit të temperaturave dimërore dhe verore. Po të presim një copë të vogël epiteke të koralit dhe ta vëmë në një mikroskop. Ndërmjet rrathëve vjetorë do të shohim një mori shtresash shumë më të holla. Le të bëjmë një llogari, për çdo vit ka afro 360 shtresa të vogla. Kjo shifër është aq e njohur, saqë nuk lejon dyshime. Ky është një pasqyrim i ditëve që kanë jetuar koralet.
Lind pyetja, gjersa korali qenka një kalendar natyror, a nuk do të ishte e mundur të llogaritej me ndihmën e tij e kaluara e lashtë e Tokës?
Një shkencëtar amerikan ka marrë për eksperimente koralet e ruajtura shumë mirë që janë gjetur në shtetet e Niu Jorkut dhe të Ontarios. Koralet e periudhës së mesme devoniane (370 milion vjet më parë) u ngjanin shumë koraleve të sotme. Kishin të njëjtët rrathë vjetorë dhe të njëjtat shtresa ditore. Mirëpo shtresat ishin më shumë se 360. U vërtetua se një vit në periudhën e mesme devoniane ka zgjatur jo më pak se 400 ditë.
koralet-unaza-korali

Unazat e skeletit të koralit që janë shtresëzuar në 1000 vitet e fundit​

Pak më vonë, në periudhën karboniane të epërme, sikundër kanë vërtetuar dy korale të tjera. Numri i ditëve të vitit u ul në 385-390.
Si mund të shpjegohet kjo? Ka pak të ngjarë që në ato kohëra, viti, d.m.th rrotullimi i Tokës rreth Diellit, të ketë zgjatur shumë më tepër se tani.
Ka shumë të ngjarë që të kenë qenë më të shkurtëra vetë ditët e netët. Kështu vërtetohet ngadalësimi gradual i rrotullimit të Tokës. Ngadalësim i vënë re prej kohësh prej gjeofizikantëve dhe që është një pasojë e veprimit reciprok të baticës ndërmjet planetit tonë dhe Hënës.
Meqë ra fjala për Hënën le të themi dhe diçka tjetër. Në epitekën e disa koraleve mund të shihen jo vetëm shtresa ditore dhe vjetore, po edhe shtresa të ndërmjetme.

Në koralet moderne, secili prej këtyre rrathëve (këta janë 12 në vit) përfshin në vetvete mesatarisht 30-95 shtresa ditore. Kjo shifër i përgjigjet përafërsisht muajit hënor periudhës së rrotullimit të Hënës rreth Tokës.

Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Hëna dikton, bashkë me Diellin, baticat në oqean, të cilat ndikojnë në kushtet e rritjes së koraleve. Dhe kështu, vërtetohet që në shumë korale fosile, edhe në ato më të vjetrat, ka rrathë hënorë!

Vetëm ky fakt rrëzoi në mënyrën më të shkëlqyer tezën e njohur se Hëna qenka bërë gjoja vetëm para pak kohe një “fqinjë” e Tokës! Satelitja jonë e vjetër, sikundër e tregojnë koralet, gjatë periudhës së mesme devoniane ka arritur të vërtitet rreth Tokës 13 herë në vit!

Ky njoftim tërhoqi menjëherë vëmendjen e gjeofizikantëve dhe të astronomëve. Viti 13 mujor i mesëm devonian do të thotë se 300-400 milion vjet më parë. Hëna ka qenë më afër Tokës nga sa është tani. Nga kjo mund të dalë si përfundim se Hëna edhe tani po i largohet dalëngadalë Tokës.
 
Back
Lartë