• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Juventus fiton ‘thrillerin’ kundër Napoli, Koulibaly fytyra tragjike

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Derbi i javës së dytë në Serie A është mbyllur me fitoren e Juventus, me rezultatin 4:3, rezultat që u jep tri pikët kampionëve në fuqi.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua qysh në minutën e 16’, kur Danilo shënoi në debutimin e tij për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Vetëm tre minuta më vonë, Higuain dyfishoi epërsinë, për të lënë përshtypjen që derbi morri fund shumë herët.

Festa e tifozëve juventin nisi qysh në minutën 62’, kur Cristiano Ronaldo shënoi për 3:0, por duket se ky ishte vetëm fillimi i këtij takimi. Ishte koha që Napoli të merrte timonin në dorë.

Minuta 66’ regjistroi Kostas Manolas në listën e realizatorëve, me Napolin që ngushtoi epërsinë në 3:1. Dy minuta më vonë, debutuesi Hirving Lozano rihap sfidën duke shënuar për 2:2.

Kurse, minuta e 81’ e takimi e gjeti të pavëmendshëm Matthijs de Ligt, i cili harroi Di Lorenzon, ky i fundit që shtyu topin në rrjetë për barazimin 3:3.

Por, kur të gjithë mendonin se ndeshja po mbyllej pa fitues, ishte Koulibaly fytyra tragjike që shënoi autogol për t’i dhënë tri pikët Juventusit.

Me këtë fitore, Juve numëron 6 pikë dhe merr kryesimin në Serie A, të paktën deri në ndeshjen e radhës të Inter. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë