• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Jo vetëm Ronaldon, Juventus kërkon t’i rrëmbejë Real Madridit edhe shokun e portugezit

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Pak orë pas zyrtarizimit të Cristiano Ronaldo-s si futbollist i Juventusit nga Italia vijnë raportime të reja sa i takon merkatos në aksin Madrid-Torino.

“Premiumsport” shkruan se Beppe Marotta nuk do të ndalet këtu dhe do të kërkojë një tjetër transferim të madh nga Reali i Madridit. Këtë herë bëhet fjalë për tjetër futbollist kryesorë që ka në përbërje Reali, Marcelon.

Zërat ishin prezentë prej disa ditësh, por nënshkrimi i Ronaldos në ditën e sotme dhe miqësia e ngushtë që ai ka me mbrojtësin brazilian, kanë ndikuar që një marrëveshje e tillë të hamendësohet gjithmonë e më tepër nga mediat italiane.

Megjithëse gjithçka pritet të zbardhet në ditët në vijim, Juventusi duhet të mbyll fillimisht çështjen e Aleks Sandro, pasi mbrojtësi brazilian nuk është në planet e klubit.

The post Jo vetëm Ronaldon, Juventus kërkon t’i rrëmbejë Real Madridit edhe shokun e portugezit appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë