• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ja se si u ndërtua monumenti mitik Stone henge

...

Kontributor
LV
0
 

Ja se si u ndërtua monumenti mitik Stone henge​


Screenshot-2021-02-21-at-11.12.55-AM.jpg

Një studim i ri sugjeron se mbetjet e një monumenti antik në Uellsin Perëndimor, tregojnë se gurët që qëndronin në atë vend mund të jenë çmontuar dhe përdorur për të ndërtuar rrethin neolitik, Stonehenge, sugjeroi një studim i ri.

Studiuesit besojnë se disa gurë të përdorur në Stonehenge, afër Salisbërit në Anglinë Jugperëndimore, janë përdorur në një monument të mëparshëm që ndodhet rreth 280 kilometra larg prej andej në Uellsin Jugperëndimor.

Ekipi që bëri këtë zbulim nga Universiti i Kolegjit të Londrës (UCL), tha se kishte elementë kryesorë që lidhnin Stonehenge, të ndërtuar në vitin 3000 Para Erës Sonë, me rrethin e mëparshëm prej guri me emrin Waun Mawn.

Ata sugjerojnë se gurët ngjyrë blu – pra gurët e dallueshëm në ngjyrë blu dhe gri që e kanë origjinën nga Uellsi – mund të jenë zhvendosur nga ndërtuesit antikë të Stonehenge, ndërsa komuniteti i tyre migroi atje.

Gjetjet, që do të publikohen në revistën “Antiquity”, mund të shpjegojnë arsyen se pse monolitet u zhvendosën kaq larg, kur monumentet më të ngjashme që nga ajo kohë u ndërtuan afër guroreve të tyre.

Waun Mawn është një nga objektet rrethore më të vjetra prej guri në Britaninë e Madhe, dhe i treti më i madh në vend. Rajoni përreth ka qenë një zonë e rëndësishme dhe shumë e banuar deri në vitin 3000 Para Erës Sonë, kur duket se aktiviteti njerëzor u ndërpre papritmas.

“Duket sikur ata thjesht u zhdukën. Ndoshta shumica e njerëzve emigruan, duke marrë me vete gurët e tyre, që ishin identitetet e tyre stërgjyshore”- thotë arkeologu Majk Pirson, nga UCL. Me rreth 80 gurë blu të ngritur në pllajën e Salisbërit, ka të ngjarë që Waun Mawn, në Kodrat Preseli në Pembrokshajër, të mos ishte i vetmi monument i ricikluar në formën e Stonehenge, shton ai.

“Ndoshta në Preseli ndodhen shumë objekte të tilla që presin të zbulohen. Kush e di? Dikush që është me fat do t’i gjejë ato”-thotë më tej Pirson. Të dhënat shkencore nga karboni dhe sedimenti në vrimat ku gurët qëndronin në sitin arkeologjik në Uells, zbulojnë se ai ishte ngritur afro 400 vjet para Stonehenge, ky i fundit i shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndërkohë ka të dhëna se ndërtuesit e Stonehenge e kopjuan monumentin në Uells. Waun Mawn ka një diametër prej 110 metrash- i njëjtë me terrenin ku shtrihet Stonehenge – dhe që të dyja janë të rreshtuar nga agimi i Solsticit të mesit të verës.

/ Sciencealert
 
Back
Lartë