• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ja pse biem në dashuri, shkencëtarët zbulojnë sekretin e suksesit tonë

U

Universal

Guest


Rënia në dashuri është një nga misteret e mëdha të jetës, por tani shkencëtarët besojnë se kjo ndjenjë e çuditshme mund të jetë çelësi i suksesit tonë.

Evolucioni i njerëzve ka bërë të mundur krijimin e dashurisë e cila ka ndikuar që njerëzit të krijojnë familjen.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit e Hadzës të Tanzanisë, të cilët nuk përdornin kontraceptiva dhe ishin në një lidhje me dikë që dashuronin, kishin gjasa të kishin më shumë fëmijë.



Sipas këtij studimi shkencëtarët shprehen se dashuria mund të ketë evoluar për të ndaluar meshkujt primitive nga vrasja e foshnjave të tyre.

Jeta e tyre mendohet të ketë ndryshuar pak gjatë dhjetë mijë vjetëve të fundit dhe për këtë arsye ata mund të japin informacion për evolucionin e hershëm të dashurisë midis paraardhësve tanë prehistorikë.

‘Studimi ynë mund të hedh dritë të re mbi kuptimin e dashurisë në të kaluarën evolucionare të njerëzve, veçanërisht në shoqëritë tradicionale të gjahtarëve, ku individët, jo prindërit e tyre, ishin përgjegjës për zgjedhjen e partnerëve’, shkroi hulumtuesi në botimin e tij në Frontiers in Psycology .

Hulumtimi i udhëhequr nga Dr Piotr Sorokowski në Universitetin e Wroclaw shprehet se ka tre përbërës për të matur thellësinë e dashurisë, intimitetin, pasionin dhe angazhimin.

Kjo quhet Teoria Triangle e Sternbergut e Dashurisë e krijuar në vitin 1985 nga psikologu Robert Sternberg.

Teoria përcakton pasionin e lidhur me stimulimin fizik dhe emocional si një entuziazëm, eksitim, ndjenjë seksuale dhe romantike. Angazhimi është vendimi i ndërgjegjshëm për të qëndruar me një person tjetër dhe një premtim për të qenë besnik ndaj tyre.

Intimiteti përshkruhet si ndjenja e afërsisë dhe lidhjes që tenton të forcojë lidhjen midis dy individëve.

Sipas këtij hulumtimi kur një mashkull primitiv kujdesej për fëmijët e tij, ai kishte më pak gjasa për t’i vrarë ata dhe dashuria ishte një emocion i rëndësishëm në nxitjen e këtij instinkti.



Në rastet ku meshkujt dhe femrat lidheshin fuqishëm, shansi i mbijetesës së pasardhësve të tyre ishte shumë më i lartë sesa rastet kur dashuria nuk ekzistonte.

Si rezultat, monogamia ishte një përparësi evolucionare.

Kjo ndjenjë kujdesi mund të ketë nënkuptuar që truri ynë filloi të zgjerohej, ashtu si edhe aftësia jonë për t’u kujdesur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke na dhënë një aftësi edhe më të madhe që është dashuria./Bota.al/
 
Mos bini n'dashni se gjithqka qe bjen thehet :p
 
Back
Lartë