• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Izraeli shënon 11.000 raste të reja me COVID-19

...

Kontributor
LV
0
 

Izraeli shënon 11.000 raste të reja me COVID-19​



izare.jpg



Izraeli ka shënuar të marten (31 gusht) një rekord të rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore konfirmuar se 11.000 persona kanë dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit. Varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë më ngjitës, ka përkeqësuar situatën epidemiologjike në këtë vend.

Izraeli e ka në plan të fillojë vitin e ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve dhe studentëve në objekte mësimore derisa po përpiqet të rrisë shkallën e vaksinimit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se situata mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe masave mbrojtëse, siç është mbajtja e maskës.

Qeveria e tij ka inkurajuar të gjithë banorët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë shtesë të vaksinës PfizerBioNTech.

Rreth 60 për qind e 9.3 milionë banorëve të Izraelit kanë marrë dy vaksina, përfshirë 80 për qind të të rriturve.

Në dhjetor të vitit 2020, Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimi. Si pasojë numri i rasteve ditore u ul ndjeshëm dhe mundësoi heqjen e pothuajse të gjitha kufizimeve ndaj pandemisë në muajin qershor.

Mirëpo, javët e fundit, ky vend u detyra të rikthejë disa masa, siç është mbajtja e maskës dhe kufizimet e tubimeve.

Kryeministri Bennett ka thënë se vaksinimi me dozën e tretë po tregon rezultate, veçanërisht duke ulur numrin e të hospitalizuarve./REL


Top Channel
 
Back
Lartë