• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ishte dashuri e sinqerte?

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Mi Zijade, poete dhe shkrimtare egjiptiane, ra në dashuri çmendurisht me poetin dhe shkrimtarin libanez Halil Xhibran.
Për njëzet vite shkëmbyen letra me njëri-tjetrin, pa u takuar kurrë.
Për njëzet vite, ai nga Nju Jorku dhe ajo nga Kajro, thurren poezi dashurie pafund për njëri-tjetrin.
Ishte dashuria e shpirtit ajo që e mbajti këtë lidhje kaq të gjatë, duke prevaluar mbi çdo tërheqje tjetër fizike.
Një herë, Xhibran i kërkoi të dashurës së tij një fotografi, por ajo ia ktheu:"Më përshkruaj, ashtu siç më imagjinon!"
Mes të tjerave, Xhibran i shkroi:"Flokët ti imagjinoj të shkurtër dhe që të mbështjellin fytyrën."
Mi Zijade shkoi dhe i preu flokët e saj të gjatë, bëri një fotografi dhe ia dërgoi.
Xhibran, në letrën e radhës i shkroi:"E pe sa e sinqertë ishte imagjinata ime?"
Ajo iu përgjigj:"Ishte dashuria e sinqertë."

(Elmaz Fida)
 
Dashuria, eshte universi brenda nje zemre.
Nuk e sheh dot, por e ndjen me bindjen se ekziston, ne formen e nje imazhi!
 
Sikur imagjinata e tij të ishte flokëgjatë derisa protagonistja do ishte flokë shkurtër, a thua do ishte më e vogël dashuria e tyre? ?
Gjithësesi histori e bukur ?
 
Back
Lartë