• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

INTERPOL lëshon alarmin pas kamionit me kimikate të vjedhur në Belgjikë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
popo.jpg
Dyshohet se një kamion me 33,000 litra substanca kimike është vjedhur në Belgjikë. Sipas The Sun, INTERPOL ka lëshuar alarmin për policët kundër terrorizmit në të gjithë Evropën, pasi automjeti është marrë nga qyteti Zedelgem.

Raportet e verifikuara pohojnë se hajdutët kanë ndryshuar targën e kamionit në mënyrë që ata të mund të largohen të qetë nga Belgjika.

Kamioni mbante një substancë të njohur si “Radiacid”, sipas gazetares Laura Alonso të Radios Kombëtare në Spanjë.

Ky është një term i përgjithshëm për një numër produktesh të krijuara nga prodhuesi kimik Oleon, qendra e të cilit është në Belgjikë.

Policia Federale e Belgjikës tha për MailOnline se substanca në bordin e kamionit nuk mund të përdoret për të bërë bomba, sipas informacioneve të tyre. Sun Online ka kontaktuar INTERPOL-in për informacione të mëtejshme shkruan Klan.

Spektri i sulmeve terroriste në Evropë ka mbetur i lartë që nga sulmet terroriste të Parisit të vitit 2015, të cilat kanë lënë 130 të vdekur në një breshëri vrasjesh në të gjithë qytetin.
 
Back
Lartë