Në fakt, skuadra zikaltër ka qenë në disavantazh nga pjesa e parë, duke arritur të barazojë vetëm në fund të ndeshjes.
Barazimi ndaj Romës, ia solli Interit pikën e tretë në pesë ndeshjet e fundit.
Tre barazime dhe dy humbje është bilanci i Interit në pesë ndeshjet e fundit në Serie A.
Tre pikë në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, përveç Interit kanë edhe dy skuadra tjera, Verona dhe Cagliari.
Këto skuadra i ka lënë pas edhe Benevento që renditet në vendin e fundit në Serie A, por që në pesë ndeshjet e fundit ka arritur dy fitore dhe tre humbje./Lajmi.net/