“Zona e penalltisë është një përgjegjësi e madhe, pasi e gjithë skuadra varet nga finalizimi yt. Jam mësuar të jem nën presion. Ti studion portierët dhe pret deri në momentin e fundit, pasi po isha një sekondë gabim, mund të humbas.
“Penalltia në derbi me Milan kishte shumë peshë, pasi ka shumë tifozë që presin golin.”
Icardi shënoi për të parën herë katër gola ndaj Sampdoria-s në fillim të muajit, ndër to edhe një gol me thembër.
“Më erdhi menjëherë në mendje thembra në atë moment. Jam me fat që hyri brenda, pasi kur e pash në TV kuptova se Rafinha ishte i vetëm i gatshëm ta shtynte në rrjetë.
“Jam përmirësuar në shumë aspekte, mbi të gjitha jam më i qetë në fushë. por asnjëherë nuk ndalesh së mësuari. Jam 25 vjeç dhe mund të bëj shumë më shumë. Gjithmonë i pranoj këshillat nga arbitri dhe trajnerët e skuadrës.
“Ëndrra ime është të shënojë një gol në një finale të Champions League dhe Kupë Bote. Por më shijon çdo gol, edhe ata në stërvitje.”