• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Po vjen një hënë e re që sjell me vete nervozizëm. Mendoni shumë për punën, por fokusohuni më shumë në atë që duhet bërë doemos. Lëshohuni pak, nxirrni në pah dëshirën për të bërë miq të rinj.

Demi

Kjo ditë e martë 6, duhet përballuar me shumë kujdes dhe ju keni energji të mjaftueshme për këtë. Por kujdes nga mosmarrëveshjet me ca ish-ë. Kujdes, mos bëni hapa viganë, avash me angazhimet.

Binjakët

Ka nevojë për një ndryshim, por nuk është e lehtë sepse jeni ndjerë të shqetësuar kohët e fundit. Nëse dëshironi të blini diçka, 48 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Gaforrja

Për Gaforren, Hëna është ende në kah të kundërt në këtë ditë të martë. Në punë jo të gjitha ndryshimet që kanë ardhur kanë qenë të mirëseardhura për ju. Te shëndeti, kujdesuni më shumë për stomakun tuaj.

Luani

Nëse keni nevojë të sqaroni diçka, më mirë, bëjeni tani, mos prisni për nesër (e mërkurë). Puna: edhe nëse disa bashkëpunime do të ndryshojnë, marrëdhëniet do të mbeten po aq të rëndësishme.

Virgjëresha

Afërdita ka hyrë në shenjën tuaj prandaj një moment i favorshëm po afron. Shëndeti përmirësohet, marrëdhëniet dhe emocionet rikuperohen.

Peshorja

Kështu arrijmë te Peshorja. Çfarë do të rezervojë kjo e martë për të lindurit e kësaj shenje? Kjo ditë e martë duhet të kalohet me kujdes dhe maturi. Merrni kohë për veten tuaj.

Akrepi

Beqarët mund të përfitojnë nga kjo ditë për të ecur përpara. Nëse keni marrë premtime në punë ato mund të mbahen por duket të jenë ca të vonuara. Në përgjithësi, ju ndiheni si pa qejf, pa dëshirë, plot plogështi.

Shigjetari

Pritet një përmirësim nga mesi i javës. Kini kujdes të mos ushqeni polemika. Nëse jeni punëmarrës, numëroni deri në dhjetë përpara se të grindeni me shefin tuaj.

Bricjapi

Kontrastet në horizont, por këto janë situata të vjetra që vijnë në krye. Mbani nën kontroll nervozizmin.

Ujori

Le të vijmë tek Ujori. Disa probleme me paratë mund të zgjidhen këto ditë. Nga pikëpamja shëndetësore jeni më pak në ankth.

Peshqit

Le ta mbyllim me të lindurit në shenjën e Peshqve. Është normale këto ditë të jesh më kritik për gjithçka, duket sikur duhet të heqësh qafe një barrë. Jeni në një fazë të zbehjes së lodhjes, energji të reja po vijnë.
 
Back
Lartë