• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Pritet që pasditja e së premtes të jetë shumë më e mirë se mëngjesi për sa i përket dashurisë dhe ndjenjave. Në punë tregohuni të kujdesshëm në përgjigjet që jepni gjatë mosmarrëveshjeve.

Demi

Ndoshta po prisni shumë nga partneri/ja juaj, por sonte përpiquni të jeni më tolerantë. Situata interesante profesionale edhe për ata që ndihen të lënë pas dore.

Binjakët

Keni një zemërgjerësi dhe ndjenjë përgjegjësie, dashuritë që lindin në këtë periudhë mund të jenë shumë të rëndësishme. Nuk është e pamundur që muajin e ardhshëm të vijë një mundësi e shkëlqyer në sferën e punës.

Gaforrja

Dashuria vazhdon, por të afërmit dhe miqtë nuk po jua bëjnë jetën të lehtë, ndaj përpiquni të rezistoni. Tani i keni të gjitha mundësitë për një promovim në punë.

Luani

Kushtojini vëmendje fjalëve që do të përdorni me partnerin/en tuaj këtë mbrëmje. Në punë gjërat janë në ekuilibrin e duhur, përpiquni të kthjelloni mendjen.

Virgjëresha

Mosmarrëveshjet mund të zgjidhen, këtë të premte do të keni marrëdhënie të mira me të tjerët. Shmangni apo shpërfillni njerëzit që ju pengojnë të rriteni në punë.

Peshorja

Mëngjes paksa i ndrydhur, pasdite do të rikuperoni gjithçka. Në punë është një kohë kur duhet t’i merrni gjërat me qetësi, të shmangni stresin.

Akrepi

Këtë të premte yjet janë miqtë tuaj, përpiquni të përfitoni nga rasti. Rimëkëmbje e ngadaltë në punë, por rikuperim është dhe ky gjithsesi.

Shigjetari

Dashuria nuk është në ditën tuaj më të mirë aktualisht, megjithatë mos u sforconi shumë. Puna po përparon, por mundësitë janë që të bëhet më mirë.

Bricjapi

Këtë të premte do të jeni të shqetësuar dhe nervozë, përpiquni të ruani qetësinë. Puna ju ka përfshirë totalisht. Një ditë pushimi do t’ju bënte mirë.

Ujori

Ditë interesante për ata që dëshirojnë të çojnë përpara një projekt në çift. Puna vazhdon t’ju japë kënaqësi.

Peshqit

Jeni të dashuruar, po, por me jetën, jo me planet për një lidhje të qëndrueshme. Kërkoni dikë për t’i kanalizuar këto energji, keni dhe ju nevojë për stabilitet. Puna po ecën, por ngadalë, dita e rikuperimit është afër.
 
Akrepi

Këtë të premte yjet janë miqtë tuaj, përpiquni të përfitoni nga rasti. Rimëkëmbje e ngadaltë në punë, por rikuperim është dhe ky gjithsesi.
...e do flas me miqtë sipër sonte ?✨?
 
Back
Lartë