• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 13 prill 2020

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Aktivitetet e sotme do të shkojnë shumë mirë. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për mungesën e aftësive që ju nevojiten. Ju jeni perfekt ashtu si jeni. E tëra çfarë duhet të bëni tani është ta vërtetoni tek të tjerët se jeni i aftë të realizoni synimet tuaja.

Demi

Sa me fat qe je! Duket sikur do të keni shumë shpejt para në xhep, gjë që nga ana tjetër do t’iu shtojë buzëqeshjen në fytyrë. Paraja është gjithmonë e fuqishme, por tani ajo mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe në jetën tuaj shumë më thellësisht sesa mendoni.

Binjaket

Eshtë e rëndësishme për ju që të keni një plan veprimi sot, edhe nëse dita juaj nuk është e mbushur me shumë pengesa. Nga drejtimi i veprimeve të vogla deri tek paraqitja e një ideje të madhe, të re, duhet të keni një plan nëse dëshironi të keni sukses.

Gaforrja

Mos hiqni dorë nëse gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa do të shpresonit. Vazhdoni të ecni përpara. Ky proces po kërkon më shumë kohë sesa pritej, por kjo mund të funksionojë. Nëse ndiheni sikur po përsërisni veten mbase është koha të ndryshoni mënyrën se si po jepni mesazhin.

Luani

Yjet paralajmërojnë se një bashkëpunim mund të hasë probleme të përkohshme. Nëse tregoni angazhim, bashkëpunimi juaj në të ardhmen do të jetë shumë pozitiv. Në aspektin sentimental, mund të merrni disa mesazhe inkurajuese.

Virgjeresha

Terapia tek një psikolog nuk është një mënyrë shumë e efektshme për të trajtuar problemet tuaja. Kurseni paratë tuaja dhe në vend të kësaj bëni një shëtitje, telefononi një mik ose bëni diçka tjetër që nuk kushton asgjë. Ju do të merrni shumë më tepër vlerë nga ajo.

Peshorja

Kohët e fundit, ju keni kënaqur shumë njerëz dhe keni pasur një impakt të madh pa u përpjekur edhe aq shumë. Ky lloj efekti do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Kini kujdes që të mos jeni shumë miqësorë me disa persona që mund t’i njihni sot.

Akrepi


Kjo nuk është dita për të qenë pasiv në lidhje me pasionet tuaja! Ju keni të drejtë të shprehni mendimet tuaja për çdo gjë që është e rëndësishme për ju, pa marrë parasysh sa e diskutueshme mund të jetë. Në dashuri tregoni më shumë kurajë.

Shigjetari

Ka një ngrohtësi të mahnitshme në rrugën tuaj sot, dhe kjo vjen nga njerëzit që ju vendosni të keni në jetën tuaj. Sot, gjeni kohë të bisedoni me ta dhe të shijoni disa nga shakatë dhe çmenduritë miqësore që e bëjnë jetën tuaj të ëmbël.

Bricjapi

Nëse jeni përballur me presion që të bëni diçka që nuk dëshironi të bëni, është koha që të shpreheni. Sigurohuni që gjërat që bëni janë gjërat që vërtet i doni. Në aspektin profesional, mësoni të thoni jo.

Ujori

Mundësitë e të mësuarit mund të vijnë tek ju nga shumë drejtime të ndryshme sot, dhe varet nga ju që të përfitoni plotësisht nga secila prej tyre. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të hapur veten dhe për të mësuar është që të zhytni veten në një kulturë tjetër. Në dashuri, sot mund të njihni një person special.

Peshqit

Ky është një moment i shkëlqyeshëm për të filluar eksplorimin e një hobi të ri, interesi ose mundësi karriere për të cilën keni menduar. Truri juaj është i hapur për ide të reja. Dilni nga zona e rehatisë që të keni sukses.
 
Back
Lartë