• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e diel, ja shenjat që do kenë financa të kënaqshme

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Me hyrjen e Marsit në shenjë, do të bjerë ndjeshëm efekti i Mërkurit që ju impononte ritme të larta. Në lidhje me aspektin sentimental, situata do të jetë pozitive.

Demi


Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë. Por duhet vetëm të jeni pak më sistematikë.

Binjakët

Kontrasti i Marsit dhe Afërditës në shenjë do të bëjë që edhe ju të jeni të influencuar nga kjo ”përplasje’, prandaj në momente të caktuara do të jeni të trazuar. Financat dhe ekonomia do të jenë të kënaqshme.

Gaforrja

Në përgjithësi do të jetë një ditë ku do të dalin në pah vlerat dhe aftësitë tuaja për të

organizuar dhe për t’u organizuar, ndonëse Mërkuri do t’ju nxjerrë pengesa.

Luani

Asgjë e rëndësishme nuk do ndodhe nesër për ju qe keni një lidhje. Merrini gjerat shtruar dhe bëni atë që ndieni. Me financat duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni.

Virgjëresha

Shenja juaj dominohet nga Mërkuri dhe Dielli që premtojnë rezultate mjaft pozitive. Momente të bukura në mbrëmje.

Peshorja

Parashikohet një ditë mjaft intensive për ju që i përkisni kësaj shenje, por duhet të

tregoni më shumë kujdes për problemet personale.

Akrepi

Më në fund mund të merrni frymë lirisht pas një periudhe stresuese në të gjitha fushat, e imponuar nga Marsi agresiv në shenjë.

Shigjetari

Është një moment mjaft pozitiv për ju, sepse ‘Afërdita’ më në fund ju bind të hidhni një hap vendimtar drejt shpirtit tuaj binjak.

Bricjapi

Në përgjithësi nesër pritet një ditë e qetë, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë e papritur që mund t’ju zërë në befasi.

Ujori

Ju sugjerohet që të kapni momentin pozitiv dhe të shfrytëzoni rastet e mira që ju

paraqiten. Kujdes, dikush ju sheh me zili.

Peshqit

Nuk duhet të tërhiqeni edhe pse mund t’ju vijnë kritika për punën tuaj, pasi më mirë se ju askush nuk e di atë që keni bërë.
 
Back
Lartë