• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Historiku i shkurtër i Sarajeve të Toptanasve

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 
Sarajet-e1629271202874-780x439.jpg

Sarajet e Toptanasve u ndërtuan më 1833 si shtëpi pritëse për miqtë e familjes së Selim Pashë Toptanit. Kompleksi me arkitekturë me elemente orientale dhe dekoracione me motive floreale në pjesën e drunjtë, kishte përveç dhomave, puse, ambiente ndihmëse e porta.

Të dhënat historike tregojnë se ka qenë për një kohë të shkurtër seli e Ambasadës amerikane në Shqipëri dhe ambienti I të parës Bibliotekë Kombëtare më 1920 kur ajo u themelua.

Akademiku Emin Riza rrëfen vlerat e saj.


“Një banesë është përdorur për miqtë, se ishte familje e madhe. Duke qenë me zgjidhje të përshtatshme kompozicionale dhe funksionale, nuk ka ndjerë nevojën për të bërë ndërhyrje të herëpashershme, ndaj ruan plotësisht planimetrinë dhe volumentrinë origjinale dhe është objekt I rëndësinë së veçantë”, shprehet akademiku.
Riza, specialist I banesës popullore në kohën kur godina u shpall monument kulture në vitet 1970, ka punuar për disa dekada te sarajet që shërbyen edhe si Drejtori e Institutit të Monumenteve deri në vitin 2000, kur iu kthye ish-pronarëve. Sipas tij, dëmet nga zjarri janë të riparueshme.

“Duhet ta rindërtojnë. Ka dokumentacionin e duhur që ruhet në IMK dhe ka fotografi dhe vizatime për tavanin që mund të rindërtohet, siç ishte”, tha Riza.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margatiti, duke dënuar zjarrëvënien tha se është bërë kallëzim në polici, ndërsa konfirmoi lajmin se objekti do të kthehet në institucion kulturor publik, duke ruajtur vlerat e saj. Presidenti Ilir Meta, duke e cilësuar gjenocid kulturor e barbari ndaj identitetit kombëtar, akuzoi se zjarret vihen në funksion të ndërtimit të kullave dhe babëzisë së shfrenuar të betonit.

Telegrafi.com
 
Back
Lartë