• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Historia e fotografise me te famshme te Albert Einstein.

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 

Historia-e-fotografise-me-te-paguar-te-Albert-Einstein.jpg


Ne 14 mars 1951.​

Albert Einstein festonte 72 vjetorin e lindjes. Shoke dhe kolege te tij kishin organizuar nje feste ne universitetin e Princeton. Ne kete feste hyrja ju ishte lejuar fotografeve te ndryshem, qe te ju jepej mundesia te benin fotot e tyre. Normalisht qe figura kryesore e asaj mbremje ishte Albert Einstein. E fotografonin ndersa pershendetej me miqte e tij dhe pinte konjakun e preferuar, goten e te cilit nuk e leshonte nga dora.

Sa here qe e kuptonte qe blici shkrepej mbi fytyren e tij, ai kthente koken ne krahun tjeter duke buzeqeshur.

Keshtu mbremja kaloi bukur. Kur erdhi ora te largoheshin Frank Aydelotte, u veteofrua ta dergonte ne shtepi mikun e tij Albert Einstein me shoferin e tij personal. Nderkohe paparacet ndoqen makinen qe shoqeronte fizikantine njohur deri ne shtepi. Ne nje moment ai ju kthehet paparaceve dhe ju thote qe mjafton per sonte. Nje prej ketyre fotografeve ishte edhe Arthur Sasse, qe punonte per United Press International. Ai priti derisa turma e paparaceve te largohej ne menyre qe te mund te merrte edhe disa poza te tjera. Ne sendilen e pasme te makines ishte Albert Einstein, bashkeshortja, dhe miku i tyre Frank Aydelotte.

Ne momentin qe do mbyllej dera e makines Arthur Sasse i drejtohet fizikantit te famshem me fjalet:

“Profesor, buzeqeshni ne fotografine e ditelindjes suaj”.

Ne vend qe te buzeqeshte, Albert Einstein nxorri gjuhen duke menduar se fotografi nuk do arrinte ta shkrepte pozen e tij. Por gaboi. Arthur Sasse tregoi profesionalizmin e tij duke fotografuar nobelistin e njohur me gjuhen jashte. Ai shumefishoi fotografine. Kur Albert Einstein mesoi per pozen e vecante, kerkoi edhe vete ai disa kopje te saj ne menyre qe ta dergonte te miqte e tij. Disa vjet pas vdekjes se fizikantit te njohur Arthur Sasse dorezoi fotografine e famshme te drejtori i United Press International. Te gjithe u habiten.

Kryeredaktori kembengulte qe fotografia te mos publikohej.

Per kete ceshtje u mblodh bordi drejtues i UPI. Perfundimisht vendosen qe fotografia te publikohej. Edhe vete Albert Einstein sa ishte gjalle nuk kishte patur ndonje problem me momentin e stampuar ne fotografi. Ajo ishte poza qe e paraqiste ate si nje profesor te cmendur. Ajo eshte nje nder fotografite me te famshme. U botua ne shume gazeta, revista. U stampua ne bluza. Akoma edhe ne filxhane caji. Ne vitin 2009 fotografia origjinale u shit ne ankand kundrejt cmimit 74 mije dollare. Eshte fotografia me e shitur e Albert Einstein.

sibehet.com
 
Back
Lartë