• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Historia e çuditshme e mitralozit të parë

...

Kontributor
LV
0
 

Nga mbjellës farash në armën që do të bënte kërdinë në luftë, historia e çuditshme e mitralozit të parë​




Në mesin e viteve ‘800 lufta, ishte shumë e ndryshme nga ajo që njohim sot. Ndërsa sot është e zakonshme që pistoletat të mbajnë rreth 17 fishekë, para Luftës Civile të SHBA-së, armatimi ishte shumë më pak i avancuar.

Pak para fillimit të kësaj lufte në vitin 1861, shumica e armëve të disponueshme për ushtarët në terren, ishin ose pistoleta ose pushkë që mund të mbanin vetëm një fishek, dhe që pas tështënës duhej të mbusheshin manualisht me barut dhe një plumb, përpara se arma të mund të shkrepte sërish.

Por gjërat do të ndryshonin në nëntorin e vitit 1862. Shpikësi Riçard Getling mori një patentë për një lloj të ri arme, e cila do të ndryshonte në mënyrë drastike luftërat e ardhshme. I lindur në Manej Nek, Karolina e Veriut, më 12 shtator 1818, Getling nisi ta ndihmonte që kur ishte adoleshent babain e tij në përmirësimin e mjeteve dhe makinerive që përdornin për të vjelurpambukun.

Në vitin 1844, Riçard mori patentën e tij të parë për një lloj të ri mbjellësi të farërave. Mëvonë Getling vazhdoi ta përmirësonte mbjellësin e tij të farave, dhe të shpikte një mori llojesh të tjera pajisjesh bujqësore. Në vitin 1850, pasi vuajti nga sëmundja e lisë, zhvilloi një interes të përkohshëm për mjekësinë.

Por me afrimin e viteve 1860 dhe betejat e para të Luftës Civile, Getling u frymëzua pasi pa tmerret e luftës. Pasi vuri re se më shumë ushtarë vdiqën nga sëmundja sesa nga plumbat, Getling u rikthye të kaluarës së tij për të vënë në zbatim një ide, që ai shpresonte se në fund do të kursente nevojën për pasjen e një ushtrie të madhe.

Duke e përshtatur idenë e tij origjinale të mbjellësit automatik të farave, Getling krijoi një pajisje me 6 deri në 10 tyta pushke të fiksuara rreth një rrethoreje. Mbi armën e re të Getlingishte vendosur një pajisje si një hinkë e cila fuste plumba në secilën prej tytës së pushkëvendërsa ato rrotulloheshin.

Duke shfrytëzuar gravitetin, plumbat gjuheshin automatikisht, dhe gëzhojat bosh binin përtokë. Arma e Getling mund të qëllonte deri në 350 fishekë në një minutë. Madje në testet e para, thuhet se ajo qëlloi edhe me 1000 fishekë në një minutë. Ndërkohë një ushtar i këmbësorisë, mund të qëllonte në rastin më të mirë me 2-3 fishekë në minutë.

Pasi u përball me probleme të ndryshme si bllokimet e shpeshta, dhe kishte nevojë për një staf prej 4 ushtarësh për ta përdorur armën e madhe në fushën e betejës, Riçard Getling mori patentën e kësaj arme në nëntorin e vitit 1862.

Edhe pse do të kishte një përdorim të kufizuar në Luftën Civile, për shkak se ishte relativisht e paprovuar në betejë, prania e saj në luftërat e ardhshme do të ishte gjithnjë e më e spikatur. Por qëllimi i tij fillestar, pra që arma të reduktonte në mënyrë drastike nevojën për ushtri, nuk u realizua asnjëherë plotësisht.

Në vitin 1877, Getling i shkroi një letër një miku , kur ndër të tjera i thoshte:”Më shkoi mendja që nëse mund të shpikja një makineri – një armë – e cila me shpejtësinë e zjarrit t’i jepte mundësinë një njeriu të kryejë po aq punë në një betejë sa 100 njerëz, ajo do të zëvendësonte domosdoshmërinë e pasjes së ushtrive të mëdha. Rrjedhimisht, do tëzvogëlohet ndjeshëm ekspozimi ndaj betejës dhe sëmundjeve”.

Për fatin e keq të Getling, por dhe të pjesës tjetër të botës, teknologjia e tij do të përparonte në mënyra edhe më vdekjeprurëse. Mitralozi nuk e eliminoi nevojën për ushtri. Përkundrazi, kjo teknologji u dha mundësi ushtrive të vrisnin më shumë dhe më shpejt.
 
Back
Lartë