• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Higuain tek Roma? Ky është qëndrimi i lojtarit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Skuadra e Juventus është skuadra që ka zhvilluar merkaton më të madhe gjatë kësaj vere, duke afruar në skuadër disa emra të rinj tejet kualitativ.

Konkurrenca në skuadër është shtuar shumë dhe duket se për disa emra nuk do të ketë vend as në bankën rezervë.

Një nga lojtarët që është në një pikëpyetje të madhe është Gonzalo Higuain, emri i të cilit së fundmi është lidhur me nja kalim tek Roma.

Sipas raportimeve të ‘Goal Italia’, Roma dhe Juventus kanë një marrëveshje për lojtarin, por është vet Higuain që nuk preferon transferimin, transmeton lajmi.net.

‘Pipita’ është i vendosur që të jap maksimumin për të marrë vendin e tij në formacionin e Maurizio Sarri, dhe kështu po hedh poshtë çdo mundësi për largim.

Juventus janë të gatshëm ta lëshojnë lojtarin si të huazuar (9 milionë), me obligim për blerje prej 27 milionë eurove, nga Roma.

Kontrata e Higuain me Juventus skadon në vitin 2021. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë