• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gruaja dënohet nga autoritetet se publikoi në rrjet identitetin e pedofilit, nga të tjerë konsiderohet ‘heroinë’

...

Kontributor
LV
0
 

Gruaja dënohet nga autoritetet se publikoi në rrjet identitetin e pedofilit, nga të tjerë konsiderohet ‘heroinë’​



gruya.png



Një gjyshe e shtatë nipçeve nga Australia konsiderohet tashmë nga autoritetet ‘me precedent’ penal pasi ekspozoi në rrjetet sociale identitetin e një pedofili të liruar nga burgu që ishte vendosur brenda komunitetit lokal.

59 vjeçarja Maxine Davey, ka protestuar me pankarta për të paralajmëruar rezidentët se një pedofil i dënuar po jetonte në zonën Calliope të shtetit australian Queensland.

Ajo kishte filmuar jashtë shtëpisë së tij në mënyrë që të identifikoheshin shtëpia dhe makina e pedofilit dhe më pas postoi pamjet në rrjetin Facebook, ku banorët vendas nisën të komentonin të revoltuar dhe bënin kërcënime.

Si rezultat gruaja u shpall fajtore për përndjekje nga autoritetet dhe mezi arriti të shmangte burgun.

Por viktimat e sulmeve seksuale thonin se Davey dueht të konsiderohet një ‘heroinë’.
“Unë desha të tregoja një pankartë, të thoja se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, por kalova masën dhe me sa duket shkela ligjin”, thotë ajo për rrjetin vendas A Current Affair.

“Postimi qëndroi online për dy orë e 35 minuta para se unë ta fshija përsëri. Nuk e dija që kisha shkelur ligjin, por erdhi policia dhe më tha”, tregon ajo.

Davey, e cila ka jetuar në Australi për 41 vjet pa shkelur ligjin, thotë se mund të dënohej deri me pesë vjet burgim, por shpëtoi me një gjobë prej 2200 dollarë dhe shkelje kriminale të regjistruar.

Shumë viktima të sulmeve seksuale dolën në mbështetje të Davey duke thënë se ajo është një ‘hero’ dhe jo një kriminele.

“Është qesharake sesi funksionon sistemi i drejtësisë, kjo nuk është e drejtë”, tha një prej viktimave.

“Unë besoj se ajo është një heroinë dhe më thyet zemra kur shikoj dikë që përpiqet të bëjë gjënë e duhur për komunitetin dhe ata e bëjnë copë për këtë”, tha një tjetër viktimë për gazetën.

Pedofili i dënuar për të cilin flitet ishte dënuar me dy vjet burgim për përdhunim dhe disa trajtime abuzime të fëmijëve nen 16 vjeç, e në disa raste deri në dhjetë vjeç, sipas dokumenteve të gjykatës.



Top Channel
 
Back
Lartë