• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjykata i la në burg/ Kontrollorët e trafikut ajror apelojnë vendimin, kërkojnë lirimin nga qelia

...

Kontributor
LV
0
 

Gjykata i la në burg/ Kontrollorët e trafikut ajror apelojnë vendimin, kërkojnë lirimin nga qelia

kulla-albcontroll-aeroporti-rinas.jpeg
lg.php

Dy kontrollorët e trafikut ajror, të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës kërkojnë lirimin nga burgu

Nëpërmjet avokatit të tyre, kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë apeluar vendimin.

Pesë dite me parë, pas kërkesës së prokurorisë, në një seancë me dyer të mbyllura, gjykata vendosi arrest me burg për Armando Fezgën e Muhin Mezinin dhe arrest shtëpie për Flora Ndrecën.

Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi u shpreh për mediat se ishte i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, pasi “vepra për të cilën ata akuzohen nuk është vepër penale, por konflikt juridiko-civil”.

Kontrollorët kanë paditur kompaninë në Gjykatë Administrative për një vendim të muajit prill të Këshillit Mbikëqyrës, i cili u ka shkurtuar pa afat pagat. Kjo solli edhe një proteste të tyre, duke pezulluar fluturimet ne Shqipëri për 48 ore.
 
Asnje simpati per plehrat qe rrezikojn jete njerezish. Mbyllja e aeroportit te vetem ka pasoja te renda, sidomos ne kohe pandemie kur aeroporti eshte pika hyrese e vaksinave (pa harruar sherbime te tjera jetesore qe mundeson aeroporti).

Greva ne sektor strategjik eshte e ndaluar me ligj. Nese ata nuk pranojn kushtet financiare, te jepnin doreheqjen nga puna! Madje edhe nese do zgjidhnin doreheqjen, duhet t'a benin me paralajmerim te mjaftueshem qe mos te rrezikojn deme te larta per kombin dhe shtetin.

Te mbyllesh aeroportin e vetem ne kohe pandemie eshte sikur te braktisi detyren nje gjeneral, per arsye financiare, ne kohe lufte. Eshte e patolerueshme, si nga aspekti moral ashtu edhe nga aspekti ligjor.
 
  • Pëlqej
Reactions: ...
Ska ligj qe i man nburg ato por e din gjykatesi pse i len mrena presion shteti me lale ?
 
Ndoshta gabohem, por me sa di une ligji thote se e vendos gjykatesi nese te akuzuarit do gjykohen ne gjendje te lire apo do mbahen ne paraburgim ne baze te rrezikut per arratisje. Per aq kohe sa neve nuk kemi akses te provat qe prokuroria ka cuar ne gjykate, s'mund te gjykojm nese paraburgimi eshte i drejt apo jo. Pra mund te gjykojm vetem nga larg. Nese ka tregues per bashkepunim te kontrolloreve me njerez pertej grupit te tyre, cka do te ishte dicka shume e rende per te akuzuarit, atehere eshte e arsyeshme qe gjykatesi te dyshoj per arratisje te mundshme, dhe si pasoj masa eshte e justifikuar.

Mos harroni inskenimin Babale nga opozita, dhe arratisjen e njerit prej tyre.

Mos nenvleresoni krimin ne fjale. Mos harroni se ajo greve ndikoi ne vonesa ne importin e vaksinave, cka mund te shkaktoj humbje jete.
 
Back
Lartë