• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjendet varri i Sulejmanit te Madherishem

cyb3r

Sound Of Silence
ANETAR ✓
LV
0
 
Gjendet varri i Sulejmanit te Madherishem

lg.php


Si rezultat i germimeve arkeologjike te cilat i kryesoi Agjencia per Koordinim dhe Bashkepunim Nderkombetar te Republikes se Turqise (TIKA) ne Hungari gjendet varri i Sulejmanit te Madherishem, ne te cilin jane varrosur organet e brendshme te sulltan, i cili nderroi jete ne vitin 1566.
Ambasadori i Republikes se Turqise ne Budapest, Sakir Fakili, para gazetareve tha se projektin e germimeve arkeologjike e ka mbeshtetur TIKA, qeveria hungareze, si dhe nje grup i shkencetareve hungareze dhe turq.
Perfaqesuesi i TIKA-se per Ballkanin dhe Evropen Lindore dr. Mahmut Çevik deklaroi se sot jane gjetur mbetje shume te rendesishme.
“Nga viti 2012 kemi punuar ne kete projekt te germimit te varrit ku jane varrosur organet e brendshme te Sulejmanit te Madherishem. Sot kemi gjetur mbetje te rendesishme”, tha Cevik.
Profesor dr. Norbert Pap, i cili udhehoqi hulumtimin, theksoi se ne vitin 2010 ngriti nisme per te bere hulumtim ne vendin ku jane varrosur organet e brendshme te Sulejmanit te Madherishem.

/Infoalbania/
“Ne qytetin Siget kemi gjetur nje vendbanim nga periudha osmane dhe zbuluam vendin ku jane varrosur organet e brendshme te Sulejmanit te Madherishem”, tha profesor Pap.
Profesori turk dr.Ali Uzay Peker deklaroi se kane gjetur tyrben e Sulejmanit te Madherishem ne vendin ku e ka permendur edhe udherrefyesi Evlia Çelebi.
“Ne qytetin Siget eshte gjetur vendbanimi osman ne te cilin gjendet edhe varri i Sulejmanit te Madherishem. Sipas te dhenave te para, jane gjetur edhe mbetjet e xhamise”, tha Peker.
Ndryshe, si rezultat i germimeve arkeologjike ne Hungari per here te pare eshte zbuluar vendbanim nga periudha osmane.
Sulejmani I, ne Evrope i njohur si i Madherishem, ndersa ne boten islame si Ligjvenesi, ishte sulltan i Perandorise Osmane i cili jetoi nga viti 1520 deri ne vitin 1566. Nen udheheqjen e tij, Perandoria Osmane arriti kulmin e saj dhe u be force boterore.
Ai arriti te fitoje ishullin Rhodos, Beogradin (1521), fitoi ushtrine hungareze te Louisit te II-te ( me 29 gusht te vitit 1526 ) ne Betejen e Mohaqit, fitoi shume pjese te Afrikes veriore dhe Transilvanine. Nderroi jete gjate rrethimit te Sigetas ne vitin 1566.
 
Back
Lartë