• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjendet mes baltës vajza 3-vjeçare, mjeku: Është përdhunuar..

...

Kontributor
LV
0
 
E rëndë! Gjendet mes baltës vajza 3-vjeçare, mjeku: Është përdhunuar..


Policët e patrullimit në Kara Tepe të Greqisë mbrëmjen e djeshme u përballen me një moment mjaft rrëqethës. Në mes të baltës, pa lëvizur dhe e ftohtë akull, u gjen një vajzë e vogël 3 vjeç. Sipas faqes në internet stonisi.gr, mjeku që e ekzaminoi atë, zbuloi se vajza tre vjeç kishte shenja të qarta përdhunimi.

Egërsia e ngjarjes dhe realiteti barbar nuk është aspak çudi të mbizotërojë në Kara Tepe. Fenomeni i përdhunimit të fëmijëve në këtë vend është i zakonshëm. Viktimat janë zakonisht fëmijë të moshës, 14, 15 dhe 16 vjeç, por autoritetet nuk ishin përballur kurrë me një përdhunim të një fëmije 3 vjeç.

Njerëzit që jetojnë në këtë zonë janë shprehur për median greke Zougla.gr se për fat të keq, incidente të tilla ndodhin shpesh dhe fëmijët e mitur 14-16 vjeç zakonisht dhunohen. Të pyetur se si ka mundësi që familjet jetojnë në një rrezik të tillë, ata shprehen se natën nuk ka ndriçim të jashtëm nëpër rrugë.

“Njerëzit po vuajnë. Ata përpiqen të mbijetojnë dhe fëmijët lëvizin nëpër struktura pa mbikëqyrjen e duhur. Natën nuk ka fare dritë. Pra, nëse diçka ndodh natën, është e vështirë të perceptohet.”

Në të njëjtën kohë, për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira me të cilat përballen njerëzit që jetojnë atje, dhuna është shumë e zakonshme.

“Shpesh ka përplasje dhe rrahje. Kur jeton në kushte të tilla, nervat janë të tensionuara, kështu që ndodhin gjëra të këqija”, shprehen ata.

/tvklan.al
74579
 
Back
Lartë