Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha është shpallur ” Lojtari i ri më i mirë në Europë”, për vitin 2017-2018.“Awards Radar Talent” dallon lojtarët më të mirë në ligat kryesore europiane, teksa në vend të parë ka vendosur pikërisht lojtarin e Kombëtares. Në vend të dytë është renditur, Arrizabalaga, ndërsa në vendin e tretë Lopez.
Strakosha ka bërë një sezon fantastik te Lacio, ndërsa ai kërkohet dhe nga shumë klube europiane.